E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"U dakorduam që edhe mëtej ta thellojmë bashkëpunimin tonë veçanërisht në pjesën e mjedisit jetësor, furnizimit të ujit dhe bashkëpunimit policor. Në interes të Zvicrës është Ballkani i qetë dhe stabil për të cilin shkak do të vazhdojmë ta përkrahim Maqedoninë në përpjekjet e saj të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian", deklaroi presidentja Lojthard.
Ballkan tė qetė dhe stabil tė integruar nė BE, interes i pėrbashkėt i Maqedonisė dhe Zvicrės










Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Zvicrës janë shumë të mira dhe pa çështje të hapura, e posaçërisht në pjesën e bashkëpunimit ekonomik, ku ekziston mundësi për përmirësimin e mëtejshëm, vlerësuan presidentët e të dy vendeve Gjorgje Ivanov dhe Doris Lojthard pas takimit të sotëm në kështjellën Lohn në Kerzac afër Bernit, njoftoi raportuesi i MIA-s.

"U dakorduam që edhe mëtej ta thellojmë bashkëpunimin tonë veçanërisht në pjesën e mjedisit jetësor, furnizimit të ujit dhe bashkëpunimit policor. Në interes të Zvicrës është Ballkani i qetë dhe stabil për të cilin shkak do të vazhdojmë ta përkrahim Maqedoninë në përpjekjet e saj të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian", deklaroi presidentja Lojthard.

Ajo shtoi se gjatë takimit është bërë fjalë për kontestin për emrin, për Këshillin e Evropës kryesimin e së cilës Maqedonia e ndërmorri pikërisht nga Zvicra, si dhe për OSBE-në.

Presidenti Ivanov theksoi se të dy vendet në vazhdueshmëri i ndërtojnë marrëdhëniet dhe u faleminderua për ndihmën që ia jep Zvicra Maqedonisë që t'i arrijë kriteret e NATO-s dhe BE-së dhe me këtë t'i plotësojë prioritetet strategjike.

"Ndihma financiare dhe teknike që e marim nga Zvicra ndikon jashtëzakonisht në reformat tona dhe ndërtimin e demokracisë bilaterale. Me Zvicrën kemi marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe multilaterale dhe i shfrytëzojmë përvojat e tyre në kryesimin me Këshillin e Evropës", tha Ivanov.

Ai theksoi se ka hapësirë të madhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe shtoi se diaspora e Maqedonisë e cila numëron më shumë se 60.000 persona në Zvicër mund të jetë urë e lidhjes.

"Ne jemi krenarë me mërgimtarët tonë dhe presim edhe më shumë t'i përmirësojnë lidhjet mes dy vendeve tona për arsye se kur vijnë në Maqedoni ata sjellin edhe një pjesë nga Zvicra", tha Ivanov.

I pyetur se sa ndikon frenimi i proceseve integruese mbi sigurinë e Maqedonisë, presidenti Ivanov vlerësoi se kjo nuk ndikon vetëm në sigurinë e Maqedonisë por edhe tërë rajonit.

"Problemi bilateral e bllokon procesin e stabilitetit të tërë rajonit, ndërsa bllokimi i anëtarësimit në NATO nga ana e Greqisë kontribuoi për anulimin e investimeve të paralajmëruara në Maqedoni", tha Ivanov.

E lutur për komentim për problemin që e imponon Greqia me emrin e Maqedonisë, presidentja zvicerane Lojthard, tha se nuk është puna e Zvicrës të komentojë kontestin mes dy vendeve.

"Zvicra çdoherë merr pjesë në zgjidhjen e konflikteve dhe e ofron ndihmën e saj, por që të mund ta bëjë këtë nevoijitet të parashtrohet kërkesë. Deri më tani askush nga ne nuk ka parashtruar kërkesë për ndihmë në kontestin me emrin", tha Lojthard dhe shtoi se shpreson se takimet e shpeshta bilaterale mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë do të ndihmojnë të gjendet zgjidhje e dyanshme e pranueshme.

Sipas saj, zvarritja e fillimit të negociatave të Maqedonisë me BE-në do të kontribuojë për demotivimin e popullatës.

Publikuar: 27.07.2010 | 04:43
Lexuar: 335 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime