E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Qeveri nënshkroi Memorandum për mirëkuptim me kompaninë koreane TriVew.Co.Limited.
Kompani koreane tė interesuara pėr investime nė
Në pajtueshmëri me Memorandumin, në pranverë, në zonën e lirë ekonomike teknologjike-indusriale "Bunarxhik", siç lajmëroi Gruevski, do të fillojë të ndërtohet fabrika për Monitorat LCD. Bëhet fjalë për investim me një vlerë prej katër milionë dollarë.

"TriVew. Co.Limited do të blejë 2,5 hektarë dhe në sipërfaqe prej 4.200 metra katrorë do të ndërtojë fabrikë dykatëshe. Në fazën e parë do të punësohen 80 deri 100 vetë. Është paraparë prodhim vjetor të 60.000 televizorëve të markës HAYER, në një vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dollarë të cilët do të jenë të dedikuar për tregun evropian", deklaroi Gruevski pas nënshkrimit të Memorandumit.

Prodhimi duhet të fillojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

"Për Maqedoninë ky bashkëpunim është me rëndësi të veçantë për shkak se praktikisht do të investohet në teknologji dukshëm të madhe që deri tani tek ne nuk prodhohet", theksoi Gurevski.

Sipas Xhin Shen, zëvendësdrejtor i kompanisë. i cili e nënshkroi Memorandumin nga ana koreane, Qeveria e Maqedonisë ka ofruar pako të shkëlqyeshme investuese. TriVew.Co.Limited selia e të cilës është në Seul, prodhimete saj për momentin i shet në tregun lokal korean dhe në SHBA. Kompania është njëra ndër 10 kompanitë udhëheqëse në botë në prodhimin e monitorëve LCD sipas teknologjisë më bashkëkohore

Publikuar: 07.10.2008 | 18:41
Lexuar: 671 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime