Merret vesh se emri i telefonit të prodhuar nga Dell do të jetë, Aero, ndërsa përdoruesit e dy kompanive janë ankuar për vonesat që këto kompani i kanë pasur, për lansimin e këtij telefoni. Shumë e kuptueshme, pasi që tre muaj në tregun e telefonave mobil, është vonesë shumë e madhe.
Kanë kaluar tre muaj që nga paralajmërimi i parë i kompanive Dell dhe AT&T për telefonin e tyre të përbashkët, i cili bazohet në sistemin operativ Android.
Merret vesh se emri i telefonit të prodhuar nga Dell do të jetë, Aero, ndërsa përdoruesit e dy kompanive janë ankuar për vonesat që këto kompani i kanë pasur, për lansimin e këtij telefoni. Shumë e kuptueshme, pasi që tre muaj në tregun e telefonave mobil, është vonesë shumë e madhe.
Mirëpo, tani duket se partnerët që do ta lansojnë në treg modelin Aero janë gati, ndërsa pritet që AT&T së shpejti ta ketë Aeron në dispocizion për shitje.
Nëse jeni banor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshironi që të nënshkruani një kontratë dy-vjeçare me AT&T, atëherë këtë model të telefonit mund ta blini për vetëm 99 dollarë, ndërsa nëse kjo nuk është e mundur për ju, atëherë çmimi i telefonit është 299 dollarë. / Telegrafi/