E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është e dhënë brengosëse se alergjisë i nënshtrohet çdo i treti fëmijë. Para dhjetë vjetëve ka pasur për gjysmë më pak fëmijë alergjikë. Përse? Dikur konsiderohej se shkaktar kryesor i alergjisë është ndotja e mjedisit. Mirëpo, tash, shkencëtarët konsiderojnë se ekzistojnë shkaqet e tjera të alergjisë.
Edhe higjiena e tepėrt nuk ėshtė e shėndoshė







Llojet e alergjive janë gjithnjë më të shpeshta: gjithnjë më shumë njerëz reagojnë në gjësende fare të rëndomta siç janë për shembull pendlat ose qimet e kafshëve, ndërsa simptomat e kësaj janë kroma, lotët, puçërrzat ose në formën më të rëndë astma.

Është e dhënë brengosëse se alergjisë i nënshtrohet çdo i treti fëmijë. Para dhjetë vjetëve ka pasur për gjysmë më pak fëmijë alergjikë. Përse? Dikur konsiderohej se shkaktar kryesor i alergjisë është ndotja e mjedisit. Mirëpo, tash, shkencëtarët konsiderojnë se ekzistojnë shkaqet e tjera të alergjisë.

Shënimet statistikore dëshmojnë që sa më tepër infektime t'i përjetojë ndonjë njeri, aq më rrallë bëhet alergjik. Kundër shkaktarëve të alergjisë (për shembull baktereve dhe papastërtisë, viruseve), sot, luftohet, me një higjienë të rreptë, por kjo nuk është gjithmonë dobiprurëse.

Sa më shpesh që organizmi mbrojtës duhet të ndeshet me mikrobe të ndryshme, aq më rrallë i bie ndërmend të luftojë me substanca të parrezikshme siç janë qimet e kafshëve ose pendlat. Posaçërisht te fëmijët duhet gjithnjë sërish t'i hyhet ushtrimit të imunitetit - qoftë nëpërmjet sëmundjeve të fëmijëve, ftohjes ose infektimit banal. Higjiena e tepërt nuk rekomandohet.

Publikuar: 28.07.2010 | 18:32
Lexuar: 680 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime