E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumicën e kohës e kaloj në dhomën time, sepse aty gjej qetësinë dhe rehatinë time, aty kam dhe”Mimon”, macen time dhe “Parisin”, qenin tim, është vendi më i mirë për mua.
Loreta, stėrmbesa modele e Gjergj Fishtės




- Loreta, cili është vendi që ju kaloni më shumë kohë dhe ku jetoni?

Shumicën e kohës e kaloj në dhomën time, sepse aty gjej qetësinë dhe rehatinë time, aty kam dhe”Mimon”, macen time dhe “Parisin”, qenin tim, është vendi më i mirë për mua.

- Pse keni zgjedhur këtë vend?

Të them të drejtën, nuk ka qenë një zgjedhje e imja, por prindërit emigruan në Strasburg në Francë. Dhe po bëjmë 11 vjet.

- Me çfarë merreni aty?

Përveç punës sime si top modele dhe aktore, studioj për Juridik në vit të dytë. Shkollë, e cila më merr shumë kohë pasi është mjaft e vështirë.

- Cila ishte shtysa që iu futët kësaj rruge?

Në fillim nuk isha e interesuar për këtë fushë, por shoqja ime e ngushtë e kishte ëndërr të bëhej top modele dhe vendosëm të shkonim bashkë në një konkurrim. Nga ajo ditë më zgjodhën dhe ja ku jam sot.

- Si kanë qenë fillimet për ju, çfarë kujtoni nga tentativat e para për t’u bërë modele apo aktore?

Në fillim kujtoj që kam pasur shumë përgjigje negative, për arsye se nuk isha në nivelin e duhur nga mosha ime e vogël që isha vetëm 14 vjeçe dhe e kisha të vështirë të vija veten në konkurrencë me një moshë më të madhe dhe profesionale, por për një vit arrita t’i mposht (qesh).

- Çfarë ju ka tërhequr në këto fusha?

Liria e veprimit, kënaqësia e bukurisë, sfilatave dhe fotove Gjithashtu, fakti që isha gjithmonë në njohje me njerëz që kishin komplet një kult ndryshe nga ajo e imja, si për shembull, indianet. Liria e udhëtimit të bën të’piqesh’¬ më shpejt.

- Cila mendoni se është arritja juaj më e madhe deri më tani?

Publiciteti për Christian Dior.

- Cila është lidhja juaj me Shqipërinë.. me Shkodrën?

Jam shumë patriote. Me Shkodrën, në veçanti, kam familjen time që përbëhen nga xhaxhallarët e mi dhe gjyshen time. Gjithashtu, ka dy vjet që kam dhe zemrën time në Shkodër.

- Kur keni ikur nga Shqipëria dhe çfarë kujtoni nga fëmijëria juaj?

11 vjet më parë dhe nuk mund të kujtoj shumë nga fëmijëria ime, përveç klasës së parë dhe festën e abetares. Gjithashtu, dhe gjyshin tim që ka qenë si baba për mua, që sot ndodhet në parajsë.

- Ju merr malli, keni nostalgji?

Po, më merr malli shumë, po kam shumë nostalgji, sepse kur vij, takoj shumë miq dhe kushërinj.

- Cilët janë miqtë tuaj të fëmijërisë, keni kontakte me ta?

Kam pasur tre shoqe të ngushta që përsëri mbaj kontakte me to dhe takohem sa herë që vij në Shkodër.

- Ndiheni mirë që keni qenë imazhi i shumë firmave prestigjioze në botë?

Sigurisht, është kënaqësi kur sheh veten duke bërë publicitetet apo nëpër postera. Sidomos kur t’ i vlerësojnë.

- Si ka shkuar emri juaj në këto kompani, si ka ndodhur që ju kanë bërë propozime për të qenë imazhi i tyre?

Thjesht jam e lidhur me agjencinë më të madhe në këtë fushë, Elite Model.

- Jeni krenare që mbani mbiemrin Fishta?

Pa diskutim. Me Gjergj Fishtën kam një lidhje të veçantë, sipas pemës së familjes, jam stërmbesa e tij. Ndihem krenare për këtë dhe për ata çfarë ai ka bërë dhe ka shkruar për Shqipërinë.

Publikuar: 28.07.2010 | 18:41
Lexuar: 754 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime