E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka dështuar koncerti i Eros Ramazzottit, i cili ishte paralajmëruar të mbahej më 30 korrik në stadiumin e Prishtinës. Kjo ka ardhur pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e stadiumit të Prishtinës, ka thënë organizatorja Armenda Filipaj.
Dėshton koncerti i Eros Ramazzottit nė Prishtinė



Por këtë e kundërshton zyrtari i klubit të Prishtinës Afrim Muqiqi, duke thënë se gjithçka është rregull, sikur organizatorët të nënshkruanin kontratën , që do të garantonte se stadiumi do të jetë në atë gjendje siç do tu dorëzohej. Ndërsa Filipaj ka thënë se blerësve të biletave, do tu kthehen paratë ditën e hënë, dhe se po shikohet mundësia e zhvendosjes së datës së mbajtjes së koncertit.

Me rastin e anulimit të papritur të koncertit të Eros Ramazzotit, ka reaguar edhe GRUPI KOHA. “Grupi KOHA shpreh zhgënjimin e vet me zhvillimet në lidhje me koncertin dhe sqaron se ka pranuar të bëhet sponsor medial i koncertit marrë parasysh peshën e artistit dhe rastit të rrallë që kanë shikuesit kosovarë për të përcjellë koncerte të yjeve të mëdha të këngës”, thuhet në një kumtesë për media. Aty shtohet se, në marrëveshje me organizatorin, KOHA ka pasur për obligim të organizonte lojë shpërblyese për 100 bileta si dhe ta reklamonte ngjarjen në KTV dhe Koha Ditore. Si medium, gjithashtu e ka pasur të drejtën që ta bënte intervistën ekskluzive me Ramazzotin.

“Theksojmë se KOHA nuk ka pasur absolutisht asnjë implikim e as përgjegjësi tjetër në raport me organizimin e koncertit apo me shitjen e biletave, të cilat kanë qenë kompetencë e organizatorit. Duke shprehur keqardhje për këtë, sonte nuk do të bëjmë tërheqjen e rrethit të katërt të fituesve të biletave, për arsye tashmë evidente”, nënvizohet në deklaratën e nënshkruar nga drejtoresha menaxhuese, Flaka Surroi.

Publikuar: 28.07.2010 | 19:19
Lexuar: 556 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime