E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Afrika ka pesë kanale të radiove lokale vetëm për muzikë dhe Eminem është kryefjala e tyre”, thuhet në një raport të NBC-së. Ndërkohë që edhe “Itunes” ka raportuar se është detyruar që për dy ditë të bllokojë sistemin e shitjes për shkak të ngarkesës së papërballueshme.
Eminem pushton tė gjitha top-listat e mundshme





Nuk ka asnjë top-listë botërore në të cilën këngët e albumit të fundit të Eminemit, “Recovery”, nuk kanë zënë vendin e parë. Sipas të dhënave nga kanali televiziv NBC, albumi dhe këngët e tij kanë pushtuar të gjitha top-listat e mundshme muzikore.

“Afrika ka pesë kanale të radiove lokale vetëm për muzikë dhe Eminem është kryefjala e tyre”, thuhet në një raport të NBC-së. Ndërkohë që edhe “Itunes” ka raportuar se është detyruar që për dy ditë të bllokojë sistemin e shitjes për shkak të ngarkesës së papërballueshme.

Përveç këngëve “Im not Alone”, e cila për pesë ditë ka bërë turin nëpër tërë botën në vendet e para, kënga “Love the Way You Lie” është shitur me mbi 50 milionë kopje vetëm në “Itunes”.

Ndërsa albumet e këngëtarëve Rick Ross (“Teflon Don”), Sheryl Crow ( “100 Miles from Memphis”) dhe grupit Jonas Brothers (Jonas L.A) kanë mbetur nën hije duke u kënaqur me pozitat e tjera.

Publikuar: 28.07.2010 | 19:22
Lexuar: 840 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
FATJON GJOKAZA (26/10/2011 22:17:11) VIP RAP

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime