E martë, 30.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana, sipas të dhënave të fundit nga instituti, papaunësia në Shqipëri në tremujorin e cekur është rritur për 0,1 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rritet papunėsia nė Shqipėri





Numrit të të papunëve në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit u janë bashkangjitur edhe qindra persona të rinj të cilët kërkojnë punë, tregojnë të dhënat e Institutit shqiptar për statistikë.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana, sipas të dhënave të fundit nga instituti, papaunësia në Shqipëri në tremujorin e cekur është rritur për 0,1 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Shqipëri, të aftë për punë janë 1,045 milionë persona, ndërsa pa punë janë rreth 146,000 ose 13,83 për qind.

Realisht, sipas gazetës "Shekulli", numri i të papunëve është shumë më i madh, për shkak se në numrin zyrtar nuk janë përfshirë personat pa punë nga mjediset rurale, për shkak se secili që posedon edhe pjesën më të vogël të tokës konsiderohet si i vetëpunësuar.

Në këtë mënyrë, sipas statistikës, rreth 500.000 qytetarë shqiptarë janë të vetëpunësuar në bujqësi.

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, të drejtë për kompensim në të holla për papunësi realizojnë rreth 10.000 persona, kundrejt vitit 2009 kur këtë të drejtë e gëzonin 8.200 të papunë.

Publikuar: 28.07.2010 | 22:07
Lexuar: 2657 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime