E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryediplomati serb falënderohet që e shtyu këtë çështje me këmbëngulje drejt një fati të lumtur për Kosovën në dëm të shtetit serb. Naiviteti i ministrit të Jashtëm serb ka futur në garë gazetat kosovare për ta vënë atë në lojë.
Kosova Histori



Nga Vladimir Lame*


Kosova u zgjua në mëngjesin pas vendimit shokues 10–4 ndaj kërkesës serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me “falënderimin” HVALA VUÇE ose Faleminderit Vuk. Gazeta Express e Prishtinës i llogariti kryediplomatit serb mbi 1000 orë fluturime dhe rrëzimin e avionit të tij diplomatik anti-Kosovë mbi qiellin blu dhe pa re të Hagës.

Kryediplomati serb falënderohet që e shtyu këtë çështje me këmbëngulje drejt një fati të lumtur për Kosovën në dëm të shtetit serb. Naiviteti i ministrit të Jashtëm serb ka futur në garë gazetat kosovare për ta vënë atë në lojë.

Ironia e shqiptarëve pason përpjekjet e serbëve dhe aleateve të tyre për të kthyer historinë e shkruar me gjak dhe viktima të pafajshme anekënd themeleve të shtetit më të ri të botës. Dukej si përfundimi i një ndeshjeje futbolli mes Kosovës dhe Serbisë e ndjekur për vite me radhë.

Në finale, të enjten e 22 Korrikut rrugët e Prishtinës u mbushën menjëherë me flamuj kuq e zi, amerikanë dhe me flamujt zyrtarë të shtetit të ri. Gjenerata më e re e studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në ambientet e konvikteve ku zhvillohej një shkollë dy javore ndërkombëtare verore.Muzikë shqiptare edhe për studentët serbë e sllovakë.

Panoramë festive e përzier me dështimin e një politikë serbe pa sens pa rrugë dalje dhe përfundimisht e këshilluar të pranojë edhe juridikisht shtetin fqinj të Kosovës. Sytë janë kthyer sërish edhe nga Rusia. Shteti i largët ka ndërtuar marrëdhënie të larmishme me Bashkimin Evropian ndaj kur shumica e shteteve anëtare e kanë njohur Kosovën, Moska nuk mund të mos reflektojë. Vetë Kosova nuk ka patur asgjë të kuptojë nga ngurrimi rus kur kontributi ose interesi i tyre në Ballkan është identifikuar vetëm me linjën e mbështetjes të çdo opsioni të Beogradit.

Ka gjasa që me mbylljen e kapitullit juridik mbi Kosovën, Rusia jo vetëm mund ta njohë shpejt shtetin e ri por të shfrytëzojë këtë rast për të kërkuar njohje ndërkombëtare për Osetinë Jugut e Abkazinë. Edhe pse raste plotësisht të ndryshme rusët duken të frymëzuar për të ndjekur shembullin e Kosovës.Lëvizjet e Serbisë në drejtim të Perëndimit tanimë kanë prekur interesat e Rusisë, duke krijuar një garë mes saj dhe BE-së për të ruajtur influencat në rajon.

Vetë Rusia ka në dorë një vendim të qartë dhe me asnjë hapësirë për keqinterpretime. Ndaj lëvizja diplomatike ruse pritet të lë pa mbështetjen e deritanishme Serbinë në një moment ku Kosova përbën një moment zyrtarisht të njohur mbi baza legale dhe juridike ndërkombëtare.

Ndërsa serbët janë në dilemën e mosnjohjes së fqinjit kosovar. Formulimet e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë kapërcyer kufijtë e rezolutës 1244 dhe Këshillit të Sigurimit dhe Organizatave Ndërkombëtare u mbetet të revizionojnë pozicionin aktual në raport me Kosovën.

Në skenarin me pozitiv njohjet e reja ndërkombëtare të paralajmëruara madje edhe nga Jeremic do ta vendosin Kosovën në pozitë më të favorshme për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Në mënyrë paradoksale vendimi i gjykatës mund t’u shërbejë edhe autoriteteve serbe në komunikimin me atë pjesë ekstremiste të shoqërisë për të kuptuar se loja dhe ëndrrat për kthim të pushtetit mbi Kosovën janë shuar. Brukseli mund të anëtarësojë shtete që ndërtojnë së pari raporte fqinjësie dhe bashkëpunimi konkret. Sepse pavarësisht të kaluarës gjeopolitika rajonale e sheh Kosovën në Bashkimin Evropian dhe NATO. Është koha që Serbia të lajë mëkatet e një historie të dështuar për të.


*Analist i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Publikuar: 29.07.2010 | 01:12
Lexuar: 734 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime