Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Tetovë, realizoi takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ku mori pjesë e tërë kryesia partiake e BDI-së. Në takim është biseduar për proceset eurointegruese, kontestin bilateral me Greqinë dhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë, kontesti bilateral me Greqinë, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, ishin temat për të cilat biseduan ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me kryetarin e Bashkimit Demokratik pwr Integrim Ali Ahmetin dhe përfaqësuesit e bllokut politik shqiptar në Maqedoni dhe përfaqësuesit e qytetit të Tetovës, sonte në Tetovë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatw vizitës së tij në Tetovë, realizoi takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ku mori pjesë e tërë kryesia partiake e BDI-së. Në takim është biseduar për proceset eurointegruese, kontestin bilateral me Greqinë dhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Meta tha se në interes të të gjithëve është që tërësisht të implementohet Marrëveshja kornizë e Ohrit, me çka do të përshpejtohen proceset euro-integruese. Ai theksoi se dy vendet duhet të punojnë më tepër në bashkëpunimin ekonomik. Ahmeti shprehi falënderim për vizitën e ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, dhe tha se me këtë hapen shumë kapituj në marrëdhëniet e Ballkanit, pasi që Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria po tregojnë energji dhe dëshirë të re për bashkëpunim të ndërsjelltë.
"Temë kryesore për të cilën biseduam", tha Ahmeti, "ishin marrëdhëniet ndërshtetërore të Ballkanit, pastaj gjendja ekonomike dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit".
Në pyetjen e gazetarëve se çka do t'i porositë shqiptarët në Maqedoni, nëse nuk zgjidhet kontesti me Greqinë, me të cilin do të pushohen proceset euro-integruese, Meta tha se është i sigurtë se problemi me emrin do të zgjidhet dhe se Maqedonia do të jetë pjesë e familjes evropiane.
Meta takoi Menduh Thaçin dhe kryetarin e Tetovës Sadi Bexhetin
Në takimin me krytarin e PDSH-së Menduh Thaçi, Ilir Meta dhe Thaçi biseduan për më shumë tema. Siç deklaroi lideri i PDSH-së pas takimit, pikat kryesore për të cilat kanë biseduar, kanë qenë vendimi i kohëmëparshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, pastaj e ardhmja e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërsië në proceset integruese euro-atlantike. Edhe Thaçi edhe Meta bashkarisht kanë konkluduar se vendi i Ballkanit është në BE.
"Shqipëria angazhohet që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Besojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt, pasi që gjatë muajve të ardhshëm presim që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Me zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit për emrin, do të zhbllokohen këto procese euro-atlantike për Maqedoninë", deklaroi Meta.
Në takimin me kryetarin e Qytetit të Tetovës, Sadi Bexheti, është biseduar për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Tetovës dhe komunave të Shqipërisë, dhe se si i njëjti të zhvillohet dhe njëherit të përmirësohet standardi jetësor i njerëzve përgjatë rajoneve kufitare.