Mbi 1.300 bashkëpunëtorë të NASA-s, të punësuar në programin për fluturime të pilotuara kozmike, këtë javë morën informatata se do të pushohen nga puna, njoftuan agjencitë ruse.
Mbi 1.300 bashkëpunëtorë të NASA-s, të punësuar në programin për fluturime të pilotuara kozmike, këtë javë morën informatata se do të pushohen nga puna, njoftuan agjencitë ruse.
Të gjithë do të mbeten pa punë nga 1 tetori.
"Bashkëpunëtorët tashmë disa vite e dinin se programi Spejs shatël duhet të përfundojë, por pushimi nga puna çdoherë është moment i komplikuar për ata të cilëve u dedikohet", tha Kari Flugel nha kompania "Junajted spejs alajans", e cila kujdeset për eksploatimin e shatleve.
Administrat amerikane, në krye me presidentin Barak Obama, vendosi ta ndërpres programin e shatleve, që do të zëvendësohen me anije të reja kozmike, të krijuara nga kompani private.
NASA planifikon të kryejë edhe dy fluturime të fundit të shatleve, që duhet të fluturojnë në Stacionin kozmik ndërkombëtar jo më herët se më 1 nëntor të këtij viti dhe jo më vonë se më 26 shkuart të vitit të ardhshëm.
Në kongresin amerikan tani shqyrtohet çështja për dërgimin edhe një shatli, që mund të fluturojë drejt kozmosit jo më herët se verën e ardhshme.
Shatlet amerikane fluturojnë në Kozmos nga viti 1981 dhe në pothuajse historinë 30-vjeçare të programit Spejs shatël janë realizuar 132 misione.