E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thaçi duket plotësisht si burrështetas, me flokët e thinjura e të rregulluara bukur, me ten të theksuar të fytyrës dhe rroba të shtrenjta. Sidoqoftë, vazhdojnë thashethemet për veprimet brutale të cilat i ka ndërmarrë për ta etabluar veten në hallakamën e pasluftës. Dje, ai insistoi se ditët e dhunës i takojnë të kaluarës. Lexoni portretin që gazeta prestigjioze britanike The Times i bëri Kryeministrit Hashim Thaçi.
Burrėshtetasi i thinjur




David Charter, The Times

Pesë shtetet europiane që po refuzojnë njohjen e Kosovës janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe padrejtësisht janë duke bllokuar shtetin më të ri të botës nga rruga e prosperitetit, ka thënë Kryeministri Thaçi të martën.

Hashim Thaçi i ka bërë thirrje Spanjës, Rumanisë, Greqisë, Qipros dhe Sllovakisë që të përkrahin pavarësinë e Kosovës nga Serbia pa vonesa në mënyrë që shtetet e Ballkanit të mund ti bashkohen Unionit Europian.

Njëmbëdhjetë vjet pasi fushata e bombardimeve kundër Serbisë ndali luftën që kërcënoi ekzistencën e tij, shtetit me shumicë myslimane I cili ka më shumë se 40 përqind të papunësisë, dëshpërimisht i nevojitet një shpresë për një të ardhme më të mirë.

“Ne presim unitet Europian për Kosovën” I ka thënë zoti Thaçi, 42, The Times në intervistën e tij të parë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha javën e kaluar se shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008 nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

“Spanja, Greqia dhe të tjerët vazhdimisht na kanë thënë se janë duke pritur mendimin e GJND’së. Tani është ekstremisht e qartë. Mosnjohja e Kosovës është e padrejtë dhe padrejtësisht do ta vonojë perspektivën tonë europiane.”

Për të shtuar: “Ne nuk mund të presim nga Serbia ta njohë Kosovën si të pavarur para Spanjës dhe Greqisë”. Serbia ka bërë të ditur se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e ish-krahinës së saj.

Thirrjes urgjente të z.Thaçi I është bashkuar sekretari I Jashtëm William Hague I cili evitimin e krizës në Ballkan e ka shndërruar në një nga prioritetet kryesore.

“Kosova ka funksionuar si një shtet I pavarur për 2 vjet e gjysmë. Unë inkurajojë shtetet tjera që deri më tani nuk kanë njohur pavarësinë ta bëjnë këtë tash” ka thënë z.Hague.

Z.Thaçi është prononcuar brenda një ndërtese të mbrojtur qeveritare në qendër të Prishtinës pas kthimit nga vizita në SHBA ku Zëvendëspresidenti i SHBA’ve Joe Biden është quajtur “George Washingtoni i ri.”

Pa një përkrahje të madhe nga SHBA’të dhe Bashkimi Europian vendi me dy milion banorë vështirë se do të ishte në gjendje të funksionojë. Policia, prokurorët dhe gjykatësit janë nën drejtimin e ekspertëve të BE’së.

Beteja e ardhshme, pas pavarësisë, do të jetë kundër korrupsionit enorm me miliona euro të humbura gjatë trafikimit të paligjshëm të naftës, ushqimit dhe të cigareve, ndërtesave ilegale që lulëzojnë nëpër kryeqytet dhe dyshimeve për ryshfet në nivele të larta.

Z.Thaçi u shfaq në skenë si lider politik i UCK’së dhe ishte përkrahur nga SHBA’të për vizionin e tij strategjik.

Ai ka refuzuar që të suspendojë Ministrin e tij të Transportit, Fatmir Limaj, bashkëluftëtar I dikurshëm, derisa ndaj tij janë duke u kryer hetime me dyshimin për përvetësim parash.

Sido që të jetë, Guvernatori I Bankës Qendrore,që nuk është një aleat I z. Thaçi, është burgosur për një muaj derisa pohimet për shpëlarje parash janë duke u shqyrtuar.
“Unë I kam siguruar miqtë në Washington dhe Bruksel se do të ndërtojë një vend demokratik ku sundon ligji dhe me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit” ka thënë z.Thaçi.

“Politika duhet të bëjë punën e saj e drejtësia punën e saj. Nuk është punë e imja të paragjykojë por të jem I vendosur në këtë betejë. Ne nuk duhet të lejojmë interferenca politike”.

Rivali I tij kryesor për pushtet Ramush Haradinaj, ish Kryeministër dhe Komandant I UÇK’së, javën e kaluar është arrestuar sërish në Hagë nën akuzat për kërcënim të dëshmitarëve edhe pse ishte shpallur I pafajshëm për krime lufte më 2008.

Kjo çështje mund t’ua grabis kosovarëve një përballje mes këtyre dyve në zgjedhjet e ardhshme duke lënë një fushë të pastër në favor të z.Thaçi.”

“Paraburgimi i tij në Hagë ka qenë një lajm I papritur” thotë Kryeministri. “UCK ka bërë një luftë të drejtë. Unë besoj në drejtësinë ndërkombëtare. Unë po ashtu besoj në pafajësinë e z.Haradinaj”.

Thaçi duket plotësisht si burrështetas, me flokët e thinjura e të rregulluara bukur, me ten të theksuar të fytyrës dhe rroba të shtrenjta.

Thashethemet mbesin sidoqoftë, për masat brutale që ka ndërmarrë ai për ta vendosur veten trazirat e pasluftës.

Por ai ka insistuar se ditët e dhunës janë prapa tij.

“Ne kemi luftuar jo pse kemi dëshiruar por sepse duhej ta bënim këtë” ka thënë ai.

“ E kam dashur lirinë e vendit tim dhe popullit tim. E kam shpallur pavarësinë e Kosovës sepse ky ka qenë vullneti I popullit tim dhe e drejtë legale”.

“Tani objektiv imi politikë është që të integrojë Kosovën në Bashkimin Europian dhe në NATO. Dhuna ka marrë fund njëherë e përgjithmonë për të gjithë në Kosovë. Do të ketë vetëm paqe stabilitet, zhvillim dhe integrim”.

Publikuar: 29.07.2010 | 16:37
Lexuar: 509 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime