Pas më shumë se 15 vite debate për këtë çështje,122 shtete votuan për rezolutën, e paraqitur nga Bolivia, përderisa 41 u përmbajtën nga votimi.
Asambleja e Përgjithshme e KB-së pranoi se qasja deri te uji i pastër për pirje dhe deri te instalimet sanitare janë të drejta të njeriut, transmetojnë agjencitë botërore.
Pas më shumë se 15 vite debate për këtë çështje,122 shtete votuan për rezolutën, e paraqitur nga Bolivia, përderisa 41 u përmbajtën nga votimi.
Në tekstin e rezolutës deklarohet se "e drejta e ujit të pastër dhe ujit cilësor për pirje dhe deri në instalimet sanitare është e drejtë njerëzore me rëndësi qenësore për jetë cilësore"
Në rezolutë nënvizohet fakti se 884 milionë njerëz nuk kanë qasje deri te uji cilësor për pirje dhe mbi 2,6 miliardë nuk disponojnë instalime sanitare themelore.
Në dokument theksohet, gjithashtu, se rreth dy milionë persona, shumica fëmijë të vegjël, vdesin për çdo vit nga sëmundjet, e shkaktuara nga uji i papastër për pirje dhe mungesës së pajisjeve sanitare themelore.