Por, Cana vendosi për të mirën e familjes së tij dhe kundër qëndrimit në Angli. Këto ishin arsyetimet që janë dëgjuar vazhdimisht në rrethin e ngushtë të tij.
Mediumet botërore përcollën me habi lajmin për transferimin e Lorik Canës në Galatasaray para pak javësh. Menjëherë nisën të shtrohen pyetje të shumta, ndër të tjera edhe se si një futbollist 26-vjeçar me synime të larta vendosi të transferohet në elitën e futbollit turk.
Ai stinorin e kaluar zhvilloi 31 ndeshje në Premier Leaguen e Anglisë me Sunderlandin dhe shkëlqeu. Por, Cana vendosi për të mirën e familjes së tij dhe kundër qëndrimit në Angli. Këto ishin arsyetimet që janë dëgjuar vazhdimisht në rrethin e ngushtë të tij. "Lorik Cana u përket më të mirëve në pozitën e mesfushorëve defensiv.
Ne kemi transferuar një mesfushor defensiv modern", ka thënë presidenti i Galatasarayt, Adnan Polat. Një pozitë tjetër pos ajo e mesfushorit defensiv nuk ka qenë kurrë në mendjen e shqiptarit nga Kosova, ndonëse trajnerët shpesh e kanë shfrytëzuar edhe në mbrojtje në mungesë të qendërmbrojtësve, duke parë fizikun e mirë dhe shpirtin e tij luftarak. Lojën në pozitën e mesfushorit defensiv e mësoi nga babai i tij. Lorik Cana është krenar për babanë e tij. "Babai im ka qenë ai që më ka bërë ta dua futbollin.
Ai më ka ndihmuar vazhdimisht në rrugëtimin tim gjatë gjithë karrierës", ka thënë Cana. Atë që shumë nuk e kishin ditur është fakti se babai i Lorikut, Agimi, kishte luajtur futboll profesionist në Kategorinë e Dytë të Zvicrës. Kjo edhe ishte arsye që u mundësua kalimi i familjes nga Kosova për në Zvicër. Atëbotë nuk bëhej fjalë për futboll, por më shumë për mbijetesë, pasi vendi i tij ishte në prag të luftës. "Unë sot mund t'i jap birit tim vetëm këtë këshillë - se vetëm familja dhe shëndeti janë të rëndësishme", ka thënë Agim Cana.
Nga Stambolli Loriku ka një rrugë shumë më të shkurtër për të vizituar familjen dhe po ashtu në aspektin kulturor e ka më të lehtë të përshtatet sesa në Angli. Cana do të tregojë se është një luftëtar siç kishte treguar edhe në Paris SG. Te kjo skuadër shkoi si 16-vjeçar nga Zvicra dhe në Paris u ngrit nga skuadra e të rinjve në atë të dytën dhe më pas debutoi në ekipin e parë. Një ngritje bëri edhe te skuadra e tij e dytë në Francë, Olympique Marseille.
Atje madje u emërua edhe kapiten i skuadrës. Ky nder nuk u jepet shumë të huajve në Marseille. Me të kaluar në Sunderland në verën e vitit 2009, ai menjëherë u emërua kapiten i skuadrës. Tani në skuadrën e "luanëve" nga Stambolli ai nuk është kapiten, por kjo nuk ia mohon atij të luajë rol të madh. Për sukses dhe për fat të familjes, mesfushori është i gatshëm të bëjë sakrifica dhe kjo tregon karakterin e vërtetë të këtij futbollisti të jashtëzakonshëm dhe modern.
Bruce: Sunderlandit nuk do t'i mungojë Cana Trajneri i Sunderlandit, Steve Bruce, është i bindur se skuadra e tij mund të përballojë largimin e mesfushorit shqiptar Lorik Cana. Cana këtë verë u largua nga Sunderlandi për në Galatasaray. "Mendoj se jemi mirë në mesfushë pasi kemi Cristian Riverosin e transferuar. Të jem i sinqertë, Loriku ka pasur pak vështirësi me intensitetin e Premier Leagues", ka thënë Bruce për "The Journal".