E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij, po të kishte qenë përkrahja më e madhe institucionale, sot nga turizmi shteti do të kishte marrë shuma të konsiderueshme të mjeteve.
Kosova pa turistė





Enis Veliu

Prishtinë. Bukuritë natyrore të Kosovës edhe me tej mbesin të pashfrytëzuara nga turistë vendorë, por edhe të huaj. Deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë strategji për zhvillimin e sektorit të turizmit, i cili nëpër vendet e rajonit, por edhe më gjerë shtetit i sjell të hyra të konsiderueshme.

Zekë Çeku, kryetar i Asociacionit të Turizmit të Kosovës, thotë se turizmi edhe me tej nuk po trajtohet si duhet në aspektin institucional. Sipas tij, po të kishte qenë përkrahja më e madhe institucionale, sot nga turizmi shteti do të kishte marrë shuma të konsiderueshme të mjeteve.

“Në bazë të rregullave ndërkombëtare çdo i huaj që qëndron në një vend tjetër 24 orë llogaritet të ketë qenë turistë. Por, në Kosovë e keqja është se nuk ka statistika zyrtare rreth numrit të turisteve të huaj që vizitojnë bukuritë natyrore të Kosovës”,tha ai. Sipas tij, sivjet kanë qenë në Kosovë grupe turistësh nga Anglia, të cilët kanë qëndruar 6 ditë, derisa vitin e kaluar kishin qëndruar vetëm 3 ditë.

Ai tha se interesimi i turisteve të huaj për të vizituar Kosovën është në rritje e sipër. Çeku tha se sivjet për herë të parë në Kosovë do të vijnë edhe 3 grupe të turisteve nga Japonia, të cilët më herët nuk kanë vizituar Kosovën.

“Ne në Kosovë organizojmë udhëtime në grupe, ekskluzive dhe shëtitje nëpër qytetet e Kosovës. Nga fillimi i këtij viti e deri më tash përmes nesh në Kosovë kanë ardhur 68
turistë të huaj. Por deri në fund të vitit ky numër do të rritet dukshëm, sepse ka mjaft interesim”, tha ai.

Në anën tjetër, Nijazi Shala, drejtor i Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka të hartuar draft strategjinë për zhvillimin e turizmit në Kosovë dhe këtë vit në bashkëpunim me donatorin GTZ, komunitetin e biznesit dhe aktorët e tjerë relevantë të turizmit do ta finalizojnë këtë draft me qëllim të mbështetjes se zhvillimit te sektorit te turizmit.

“Fokusi i kësaj strategjia është kompletimi i infrastrukturës ligjore turistike, politikave turistike për kompletimin e ofertave turistike të Republikës se Kosovës, krijimin e lehtësirave për mundësin e investimeve ne turizëm, zhvillimin e marketing promocionit turistik dhe aftësimin e resurseve humane ne sektorin e turizmit”, tha ai.

Sipas tij, deri tash fatkeqësisht Ministria nuk ka arritur të sigurojë një mekanizëm për statistikat turistike, të cilat do te pasqyronin numrin e turistëve qe kanë vizituar Kosovën, apo vendin prej nga vijnë kërkesat dhe qëllimin e vizitës së tyre. Ai tha se me hartimin e strategjisë për zhvillimin e turizmit dhe implementimin e saj do të duhet të krijohen mekanizmat e nevojshëm për grumbullimin, përpunimin dhe analizimin e statistikës turistike.

Shala tha se ministria dhe departamenti i turizmit ende nuk disponon të dhëna rreth numrit shumës se mjeteve që fiton Kosova nga sektori i turizmit.

Publikuar: 29.07.2010 | 20:07
Lexuar: 684 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime