"Kush do të ngjitet në tren është pyetja, nëse Republika e Maqedonisë apo dikush tjetër me emër tjetër dhe identitet tjetër. Nuk është çështja vetëm të ngjitemi, por si do të ngjitemi", tha kryeministri Gruevski.
Maqedonia do të vazhdojë të zhvillohet si shtet dhe do të punojë në realizimin e qëllimeve strategjike nëse edhe në të ardhmen vazhdojnë bllokimet e integrimeve euroatlantike, u përgjigj kryeministri Nikolla Gruevski në pyetjen e Tito Petkovskit, nëse me mos lëshimin pe në kontestin me emrin me Greqinë nuk vihet në pyetje ardhmëria dhe stabiliteti i Republikës së Maqedonisë, parashtruar në mbledhjen e sotme kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve.
Deputeti Petkovski theksoi se me mos lëshimin pe në kontestin, Maqedonia po e lëshon, siç tha, trenin e fundit për hyrje në BE dhe në NATO dhe së bashku me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën do të mbeten vendet e vetme të paintegruara të rajonit.
"Kush do të ngjitet në tren është pyetja, nëse Republika e Maqedonisë apo dikush tjetër me emër tjetër dhe identitet tjetër. Nuk është çështja vetëm të ngjitemi, por si do të ngjitemi", tha kryeministri Gruevski.
Ai përkujtoi se Maqedonia nuk ka problem me emrin me BE-në, por me një vend të Bashkimit Evropian - Greqinë, e cila, siç tha, e shfrytëzon dhe e keqpërdor të drejtën e bllokadës dhe e shtyen fillimin e negociatave për anëtarësim të barabartë me qëllim që të na detyrojë të bëjmë ndryshime të mëdha lidhur me emrin dhe identitetin.
Kryeministri i Maqedonisë theksoi se Qeveria bën angazhim të fuqishëm vendi të përgatitet dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Në pyetjen e deputetit Stojan Andov nëse mendon të tërhiqet padia kundër Greqisë në GJND në Hagë dhe kur, kryeministri Gruevski thjeshtë u përgjigj se nuk mendon ta tërheq padinë.
Flora Kadriu e krahasoi pronocimin e GJND-së në Hagë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës me kërkesën nga Maqedonia të prononcohet për shkeljen e Marrëveshjes kohore nga ana e Greqisë me veton në Bukuresht. Sipas saj, ka indikacione nga ana e Greqisë për të cilën gjë e pyeti kryeministrin Gruevski nëse ka kalkulime në negociatat për emrin me pritjen e vendimit të Gjkyatës ndërkombëtare për të cilën konsiderohet se do të jetë në dobi të Republikës së Maqedonisë.