E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Jashtëm pritet të takohet të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ndërsa të martën do t’i adresohet Këshillit të Sigurimit, që diskuton për Kosovën.
Hyseni: Kosovėn do ta njohin mė shumė se 100 vende







Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni është shprehur optimist se Prishtina së shpejti do të njihet nga shumë shtete për shkak të mendimit pozitiv të GJND-së që e shpalli të ligjshme pavarësinë. “Dhjetëra vende më kanë premtuar mua se do ta njohin Kosovën pas mendimit të GJND-së”, u tha Hyseni gazetarëve në selinë e OKB-së.

Kryediplomati kosovar, që po qëndron në New York, nuk ka folur me shifra se sa shtete do ta njohin pavarësinë, por i pyetur nëse numri do të jetë mbi 100, ai ka pohuar me kokë. Hyseni, i shfaqur në disponim, ka folur edhe për lobimin që po zhvillon Kosova me miqtë e saj për anëtarësimin në OKB. Ministri i Jashtëm pritet të takohet të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ndërsa të martën do t’i adresohet Këshillit të Sigurimit, që diskuton për Kosovën.

Krahas lobimit të shtuar kosovar, edhe Serbia si gjithnjë, ka nisur një fushatë të re pas mendimit të GJND-së. Tashmë emisarët serbë janë dërguar në 55 vende për të përcjellë mesazhin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për të mos e pranuar Kosovën. Ky shtet, së fundi ka deponuar një rezolutë në OKB.

Zyra për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ka lëshuar një komunikatë, pas takimit që ai pati me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiq. “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka thënë se planifikon që të koordinojë hapat e ardhshëm me Bashkimin Evropian që ka ofruar të ndihmojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin e zyrës së Banit.

Në takim me Jeremiqin, Ban ka bërë thirrje që të gjitha palët të përkrahin dialogun konstruktiv për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura, dhe në ndërkohë inkurajon stabilitetin politik dhe kërkon përmbajtje nga provokimet, thuhet në komunikatë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka kërkuar nga vendet, që nuk e kanë njohur Kosovën, që këtë të mos e bëjnë. Në një intervistë për agjencinë AP, ai ka thënë se nga këto shtete kërkon që ta mbështesin rezolutën e Serbisë, që e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se “secesioni i njëanshëm nuk mund të pranohet si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve territoriale”.

Mëtutje, Vuk Jeremiq, theksoi se “mbyllja e vërtetë e kutisë së Pandorës” do të bëhet vetëm kur Kosova dhe Serbia, “ta gjejnë zgjidhjen reciprokisht të pranueshme për të gjitha çështjet e pazgjidhura nëpërmjet të dialogut paqësor”.

Publikuar: 30.07.2010 | 19:41
Lexuar: 258 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime