Jam fansi i klubit dhe kështu ka qenë gjyshi im, xhaxhai im, kushëriri im. Jam shumë i dashuruar me ato ngjyra qëkurse kam qenë i vogël, jam një katalanas.
Çesk Fabregas është gjithnjë e më pranë veshjes së bluzës së Barcelonës. Mesfushori i Arsenalit është rrëfyer për revistën DIR Emotions: Unë jam një lojtar i Barcelonës.
Jam fansi i klubit dhe kështu ka qenë gjyshi im, xhaxhai im, kushëriri im. Jam shumë i dashuruar me ato ngjyra qëkurse kam qenë i vogël, jam një katalanas.
Por tani jam kapiten i Arsenalit. Te gunners-at jam përmirësuar si lojtar dhe si njeri. Arsen Venger e mori tek Arsenali, kur nuk kishte mbushur ende 16 vjeç: Për mua është një baba i dytë, vazhdon Fabregas. Ai nuk do që unë të iki dhe biseda e fundit me të në Londër ka qenë një nga momentet më të vështira që kam përjetuar ndonjëherë. Më ka emocionuar.