Investojmë në futboll, sepse jemi të pasionuar pas futbollit dhe po investojmë rreth 70 milionë dollarë çdo vit. Kemi një pasion të jashtëzakonshëm për këtë sport, ka theksuar më pas sheiku Ahmed bin Saeed Al-Maktoum, numri një i grupit Emirates.
Prezantohen bluzat e reja kuqezi. Braziliani pëson një tërheqje muskulore.
Nuk është parashikuar asnjë hyrje e Fly Emirates në kapitalin e klubit të Milanit. Milan ka qenë gjithnjë kompetitiv, Fly Emirates është një sponsorizim i rëndësishëm, por është një gjë që sndikon në merkaton tonë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Adriano Galliani, zëvendëspresidenti dhe njëkohësisht administratori i deleguar i Milanit, gjatë momentit të prezantimit të bluzave të skuadrës kuqezi të krijuara nga Adidas në aeroportin e Malpensas.
Investojmë në futboll, sepse jemi të pasionuar pas futbollit dhe po investojmë rreth 70 milionë dollarë çdo vit. Kemi një pasion të jashtëzakonshëm për këtë sport, ka theksuar më pas sheiku Ahmed bin Saeed Al-Maktoum, numri një i grupit Emirates.
Gjithnjë në aeroportin e Malpensas ka folur edhe Masimo Ambrozini, i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me trajnerin e ri të Milanit, Maisimiliano Alegri. Në nivelin taktik, trajneri po kërkon të na bëjë të kuptojmë gjërat që ai dëshiron dhe një gjë e tillë më duket si një sinjal shumë pozitiv. Shikohet se është një teknik, i cili ka shumë ide dhe sipas mendimit tonë është në gjendje të na i ngulisë mirë në tru ato që ai thotë, ka thënë kapiteni i kuqezinjve.
Në futboll duhet kohë, durim, sepse edhe një trajneri të ri në një kontekst të veçantë, si ai i Milanit, i duhet kohë për të komunikuar më mirë atë që dëshiron. Dhe në lidhje me ridimensionimin në një farë mënyre të asaj që dëshiron klubi, Ambrozini është përgjigjur kështu: Kur presidenti një moment të mëparshëm i dhuronte skuadrës blerje vendimtare, ne ishim entuziastë dhe jemi akoma, pasi dëshirojmë të jemi pjesë të kësaj skuadre. Por jemi të vetëdijshëm se momenti ka ndryshuar.
Le të mos shikojmë prapa me nostalgji, të gjithë e dimë atë çfarë ka ndodhur. Duhet të japim maksimumin si grup, i cili luan prej 10 vitesh dhe do ti dhurojmë kënaqësi vetes në momentin kur do tia arrijmë qëllimit. Rinovimi im? Nuk ka asgjë të re, nuk kemi pse të nxitohemi. Gjithsesi kam një kontratë, do të dëshiroja të bëja një si ai i vitit të kaluar, pastaj të shikojmë.
Megjithatë Alegri do të regjistrojë dëmtimin e parë: braziliani Ronaldinjo është bllokuar. Mbrëmjen e së mërkurës, në përfundim të stërvitjes së zakonshme në Milanelo, talenti ka pësuar një tërheqje muskulore. Dje pasdite, ka bërë të ditur klubi kuqezi, rreth orës 18.00 u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Lojtari, i cili të martën kishte zhvilluar rregullisht stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, sipas programit të trajnerit të ri, Masimiliano Alegri, shikon ti komplikohet kështu fillimi i tij i sezonit. Një gjë e tillë vjen pas zërave që e shikonin të largohej nga klubi i rrugës Turati.