E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fjalët e mira për Canën nga ish-trajneri i tij te Sandërlendi, janë një sinqeritet i këtij të fundit, edhe pse ka deklaruar se nuk do ta ndiejë mungesën e largimit të tij.
“Cana e pėrballoi Premier League”




Trajneri i Sandërlendit, Stiv Brus, tha se ata do ta përballojnë kampionatin anglez edhe pa ish-kapitenin Lorik Cana. Mesfushori shqiptar kaloi në mënyrë surprizë te Gallatasarai.

Brus tha për “The Journal”: “Unë mendoj se jam ‘Ok’ në mesfushë, pasi ne kemi marrë Kristian Riveros, i cili ka ardhur për të zëvendësuar Lorik Canën dhe, nëse do të tregohem i ndershëm, Loriku ndoshta e përballoi me intensitet fizik Premier League.

Jam duke kërkuar të fuqizoj zonat e tjera. Unë nuk mendoj se mesfusha është një prioritet. Ne kemi marrë Hendersonin dhe Mejlerin, të cilët patën një impakt të madh sezonin e kaluar dhe gjithashtu morëm Xhek Kolbek në skuadër. Jam i impresionuar me këta djem të rinj”.

Fjalët e mira për Canën nga ish-trajneri i tij te Sandërlendi, janë një sinqeritet i këtij të fundit, edhe pse ka deklaruar se nuk do ta ndiejë mungesën e largimit të tij.

Publikuar: 31.07.2010 | 12:52
Lexuar: 292 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime