Sipas të përditshmes Rekord, aventura e Kueiroz me kombëtaren do mbyllet përfundimisht të premten, kur federata portugeze do mblidhet për të votuar formalisht një vendim i cili është marrë unanimisht ditë më parë.
Tekniku Karlos Kueiroz nuk do e vazhdoj më aventurën e tij në krye të kombëtares Portugeze. Sipas të përditshmes Rekord, aventura e Kueiroz me kombëtaren do mbyllet përfundimisht të premten, kur federata portugeze do mblidhet për të votuar formalisht një vendim i cili është marrë unanimisht ditë më parë.
Kueiroz, përveçse në Botëror nuk dha atë që pritej, do i duhet të përballet me një hetim që është ngritur ndaj tij, për shkak të atyre ofendimeve publike që ka bërë kundër presidentit dhe mjekëve të federatës, gjatë turneut të Kupës së Botës, ku gjatë të cilit futbollistët portugeze kanë zhvilluar teste të shpeshta anti-dopingu.