E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pa dashjen e tyre, Rama dhe Berisha së bashku, dhanë definicionin më të përshtatshëm të polititës Shqiptare të vitit të fundit, por i pari për Kuvendin, pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Qeveria pa numra dhe opozita pa kokrra





Ylli Manjani

Rama, duke akuzuar Berishën, tha një të vërtetë të njohur që Berisha “nuk ka numra” për të qeverisur vetëm. Kjo e vërtetë lindi menjëherë pas zgjedhjeve kur ai u detyrua të bënte aleancë me LSI-në e Ilir Metës (parti e majtë), për të siguruar një mandat të dytë qeverisjeje. Ndërsa, Berisha nga ana tjetër, konfirmoi një të vërtetë të dukshme që Rama (dmth kjo opozitë) është “pa kokrra” për të bërë detyrën e saj politike. Vitin e fundit e kemi parë të gjithë se sa “pa kokrra” ka qenë opozita e Edi Ramës. Të dyja këto pohime plotësojnë qartësisht panoramën e politikës Shqiptare të vitit të parë pas zgjedhjeve të 2009-s.

Ndërsa u mbyll viti i parë i Kuvendit të pas zgjedhjeve të 2009-s, u provua qartësisht saktësia e dy pohimeve të udhëheqësve tanë politikë. Qeveria në këtë vit nuk arriti të miratojë asnjë ligj me 3/5 –tat, sepse nuk i ka këto numra në Kuvend. Nga ana tjetër shumë pak u bë për të siguruar një mjedis konsensual për të arritur normalitetin e funskionimit të legjislativit. Kuvendi,jo vetëm që nuk bëri dot vendin me Gjykatë Administrative (për të cilin duhen 3/5-tat e votave), por dështoi të fshinte 29 Nëntorin nga kalendari i festave kombëtare, krijoi konfuzion me ditët e pushimit, nuk arriti të kryente asnjë reformë të qenësishme dhe as të miratonte ligjin e SHISH (për të cilat mjafton edhe shumica e thjeshtë), sepse nuk i pati numrat.Ndërkohë megjithëse pa numra, qeveria arriti të shtojë konfuzionin në çështjet e pronësisë, arsimit, financave të shtetit dhe të funksionimit të institucioneve. Nga ana tjetër, megjithëse pa numra, u arrit të sigurohet një premtim solid nga BE që Shqiptarët do të lëvizin lirisht në zonën Schengen.

Nga ana tjetër, në këtë vit të parë të Kuvendit të pas zgjedhjeve të 2009-s, opozita dështoi të bënte transparencën e zgjedhjeve që ju premtoi votuesve. Ajo nuk njohu zgjedhjet,nuk njohu Parlamentin (dmth as veten e vet), braktisi zgjedhjet e pjesshme në disa komuna e bashki, hyri në grevë urie kot fare dhe doli më keq se hyri, hyri-doli-hyri në Kuvend pa marrë vesh se ç’po bën pasi dështoi të digjte mandatet, sepse nuk pati kokrra për të bërë detyrën e opozitës. Pati një moment që opozita e pranoi pozitën e vet pa kokrra, kur doli të mbledhë firma për të propozuar një projekt-ligj për transparencën e zgjedhjeve, ndërkohë që mjaftonte të dërgonte thjesht një deputet në Kuvend të depozitonte një nismë ligjvënëse. Megjithëse “pa kokrra”, opozita arriti të krijojë tymnajën e vjedhjes së votave,të mashtrojë socialistët sistematikisht, të shkatërrojë të majtën dhe të fshehë përgjegjësinë e Edi Ramës për humbjen e zgjedhjeve. Opozita mblodhi rreth vetes të gjitha partitë e tjera pa kokrra, përtej të majtës dhe së djathtës, duke krijuar kështu aleancën më të madhe politike të “pa kokërr-save”.

Në kushtet e një politike ku ana që qeveris është pa numra dhe ana që bën opozitë është pa kokrra (takat), jetojnë shqiptarët që janë të detyruar të bëjnë tifozllëk për njërën ose tjetrën palë. Them janë të detyruar, sepse nuk kanë alterantivë tjetër në kushtet kur gjetja e një vendi pune është bërë shumë e vështirë dhe jetesa është gjithnjë e më e shtrenjtë. Sot vetëm me tifozllëk politik mund të sigurosh një vend pune ose ca para apo ndonjë lëmoshë për të shtyrë ndonjë ditë. Edhe ata që punojnë në bisneset e tyre, janë të detyruar të jenë tifozë të njërës apo tjetrës palë, sepse pa tifozllëk nuk ecën bisnesi. Të paktën psikologjikisht, konsumatori shqiptar është kapur nga makthi i një krize ekonomike (të gjitha krizat në ekonomi janë me komponent psikologjik) dhe kjo shkakton frikë dhe pasiguri në qarkullimin e kufizuar të parasë në vend. Këtë gjë nuk e mohon dot, as qeveria pa numra e, as opozita pa kokrra.

Qeveria pa numra dhe opozita pa kokrra shkatërruan përfundimisht shtetin. Institucionet e shtetit janë përfundimsiht të paralizuara nga politika. Vetë parlamentit, si (krye)institucioni më i rëndësishëm i shtetit i ka rënë vlera përtokë, teksa mban në gjirin e tij ushtarë politikë që sillen sipas urdhërave të kryetarëve dhe zengjinët pasurohen vit pas viti në mënyrë të paligjshme. Në sytë e një njeriu normal që jeton në Shqipëri, parlamenti është një vend ku mblidhen ca njerëz që duan të pasurohen duke folur në emër të popullit. Kurse për shumicën e njerëzve,parlamenti është një vend ku mund të zihesh edhe me grushta, për një spektër të gjerë çështjesh koti, si psh “shishja” e Erionit apo “kokrrat” e Ramës. Institucionet e tjera të shtetit si gjykatat, Prokuroria, inspektoriatet, zyrat e shërbimeve publike etj, funksionojnë vetëm me të njohur (pra me para) ose me urdhër nga lart (kjo e fundit nuk është dhe aq funksionale).

Ligjet që parlamennti miratoi këtë vit janë cilësisht të dobëta dhe me probleme serioze. Në këto ligje vihet re qartësisht fryma e destabilitetit institucional dhe pasigurisë juridike (heqje e të drejtave të fituar nga ligjet e mëparshme). Legjislacioni për pronat, fiskun dhe arsimin i miratuar në këtë vit është mjaft i diskutueshëm dhe tepër problematik. Në këtë rast mungesa e kokrrave të opozitës (kokrra të cilat i vari tek kutitë e votimit) bëri që të shmanget vemendja nga këto ligje.

Mjedisi ynë politik pa numra dhe pa kokrra është bërë shqetësim edhe për të huajt. Ligji për SHISH që propozon qeveria pa numra dhe nuk e miraton opozita pa kokrra, është bërë shqetësim për vetë NATO-n dhe shtetet kryesore aleate. SHBA, nëpërmjet Ambasadës në Shqipëri, ishte e para që shprehu mosdakortësinë e saj më projektligjin. Por qeveria pa numra nuk e mori seriozisht, ndërkohë që opozita në mungesë të kokrrave përpiqet të përfitojë ndonjë kokërr duke u shfaqur publikisht edhe më amerikane se vetë amerikanët. Në këtë mjedis, ambasadorët e tjerë të vendeve të NATO-S, gjejnë mjedise periferike për të dhënë mesazhet e tyre diplomatike (Ambasadori Gjerman e ngriti çështjen e ligjit për SHISH në Korcë), me shpresë që një ditë kokrrat dhe numrat do mblidhen bashkë për të bërë ndonjë gjë me mend. Ky model sjelljeje që servir politika jonë në raport me të huajt është në fakt shija më e hidhur e mund mund të lërë një shtet në marrëdhënie me shtetet e tjera. Anëtarësimi në NATO, më shumë sesa merita jonë, ishte një shans i artë që na dha Perëndimi për t’u bërë pjesë e tij. Ne nuk mund ta keqpërdorim këtë shans për shkak të politikës pa kokrra e pa numra. Nuk e kemi këtë luks. Ne nuk jemi anëtarë në NATO për t’u treguar vendin shteteve anëtare të saj, por jemi për të përfituar prej tyre. Nëse as këtë gjë politika jonë s’e ka të qartë apo s’do ta kuptojë, atëherë do të duhet me të vërtetë një numër kokrrash që ta kthejnë atë në rrugë të mbarë.

Publikuar: 31.07.2010 | 15:52
Lexuar: 658 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime