Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka bërë të qartë se në të gjitha rastet do të respektohet kushtetuta dhe marrëdhëniet dhe ndarja e pushteteve.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të presë veprimin e maxhorancës kundrejt presidentit para se të përcaktojë qëndrimin e saj në këtë çështje.
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka bërë të qartë se në të gjitha rastet do të respektohet kushtetuta dhe marrëdhëniet dhe ndarja e pushteteve.
Çdo qëndrim duhet kushtëzuar nga kushtetuta dhe çdo qëndrim duhet motivuar me respekt dhe me zbatimin e kushtetutës. është e udhës dhe e domosdoshme që palët të gjykohen dhe të vihen në lëvizje në raport dhe në respekt të kushtetutës. Unë pres të shoh lëvizjen e radhës së motivuar nga kushtetuta dhe vazhdim të saj do të shprehim qëndrimin tonë, Rama.
Rama ka nxituar të theksojë se pavaresisht mënyrës së ndryshme të votimit në kohët e fundit, koalicioni PD-LSI është i qëndrueshëm.
Ai gjithashtu ka kritikur protestat e paralajmëruara në shtator të socialistëve.