E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sulmuesi francez i Chelseat, Nicolas Anelka, ka paditur gazetën franceze "L'Equipe", pasi pikërisht kjo e kishte publikuar lajmin për fyerjen që ia kishte bërë sulmuesi trajnerit të Francës, Raymond Domenech.
Anelka e dėrgon nė gjyq gazetėn




Gazeta "L'Equipe" kishte shkruar atë që ia kishte thënë Anelka trajnerit Domenech pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes mes Francës dhe Meksikës në Botërorin 2010 të futbollit.

Për shkak të këtij teksti sulmuesi i Chelseat edhe u suspendua nga Federata e Futbollit e Francës, gjë që në fund çoi në përkeqësimin e gjendjes edhe ashtu të brishtë. Pas kësaj, futbollistët e tjerë francezë bojkotuan stërvitjet dhe Franca e mbylli Botërorin 2010 me vetëm një pikë të fituar.

Anelka thotë se nuk i ka thënë ato fjalë që janë shkruar nga gazeta "L'Equipe" dhe për këtë kërkon drejtësi në gjykatë.
Por, me të marrë informacionin për hapat e Anelkas, gazeta franceze në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se ka mjaft dëshmitarë që kanë qenë prezentë në vendin e ngjarjes dhe se ata janë të gatshëm të dëshmojnë në këtë rast.

Dështimi i Francës në Botërorin 2010 u bë çështje shtetërore. Trajneri i Francës, Raymond Domenech, u detyrua të jepte shpjegim në Parlamentin francez. Ndërsa pas këtij skandali, trajneri i ri i Francës, Laurent Blanc, ka vendosur që të mos ftojë asnjërin nga 23 futbollistët pjesëmarrës të Botërorit 2010 për ndeshjen miqësore të 11 gushtit kundër Norvegjisë.

Publikuar: 01.08.2010 | 02:12
Lexuar: 248 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime