E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Behrami iu bashku West Hamit nga skuadra tjetër romane, Lazio, në korrik të vitit 2008. Ai nga Lazio u largua katër muaj pasi që kishte shënuar golin e fitores në derbin kundër Romas, që ia shoi njëherësh edhe shpresat për titull kësaj skuadre.
Behrami nė Romė - opsion qė po negociohet





Mesfushori kosovar Valon Behrami do të ishte i kënaqur po t'i bashkohej skuadrës së njohur italiane Roma.

Behrami nuk do ta kishte problem të arrinte marrëveshje me Romën, nëse kjo skuadër arrin marrëveshje me West Hamin, shkruan "News-Roma" të premten. Roma e West Hami janë duke e shqyrtuar mundësinë për një ndërrim mes Behramit dhe portierit brazilian Alexander Doni. Po ashtu skuadra romane do t'i ofronte West Hamit edhe para në këtë shkëmbim.

Behrami iu bashku West Hamit nga skuadra tjetër romane, Lazio, në korrik të vitit 2008. Ai nga Lazio u largua katër muaj pasi që kishte shënuar golin e fitores në derbin kundër Romas, që ia shoi njëherësh edhe shpresat për titull kësaj skuadre.

Por, me gjithë pritjet që mund të kishte nga tifozët e Romës, prapë Behrami do të ishte i kënaqur të kalonte te të "kuqtë".

Drejtori i Romës, Danielle Prade, ditë më parë bëri të ditur se Roma nuk e ka ndërmend të bëjë ofertë për Behramin, mirëpo burimet e afërta me krerët e kësaj skuadre kanë thënë për "News-Roma" se bisedimet janë duke vazhduar. Madje, thuhet se mesfushori i djathtë kosovar ka arritur marrëveshje personale me Romën. Ai pritet të firmosë kontratë trevjeçare dhe do të fitojë nga 1.5 milionë euro në vit.

Publikuar: 01.08.2010 | 02:16
Lexuar: 223 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime