Deri më 15 shkurt të gjithë të punësuarit në Maqedoni duhet të marrin pagë bruto. Së bashku me pagën e pastër punëdhënësit janë të obliguar që punonjësve të tyre t'ua paguajnë edhe kontributet sociale dhe tatimin personal.
Deri më 15 shkurt të gjithë të punësuarit në Maqedoni duhet të marrin pagë bruto. Së bashku me pagën e pastër punëdhënësit janë të obliguar që punonjësve të tyre t'ua paguajnë edhe kontributet sociale dhe tatimin personal.
Në drejtorinë e të hyrave publike thonë se më këto ndryshime punëdhënësve nuk do tu lejohet të paguajnë vetëm sigurim shëndetësor për të punësuarit por duhet ti paguajnë të gjitha kontributet, ndërsa në rast se nuk e bëjnë një gjë të tillë drejtoria do merr masa nga bllokimi i xhiro-llogarive të tyre e deri në konfiskim të pronës.
Në rast se brenda këtij afati nuk realizohet vendimi për pagesë i lëshuar nga Drejtoria për të hyra publike, drejtoria e ka atë informacion dhe fillon procedurën e pagimit të kontributeve, me kamatë të përllogaritur, dhe në bazë të ligjit për procedurë tatimore fillon zbatimin e procesit për pagesë të detyrueshme, theksoi Elena Petrova, nga Drejtoria për tatimuesit e mëdhenj.
Por drejtoria nuk mund të detyroj punëdhënësit të paguajnë pagën e pastër. Për këtë vetëm do të informoj Inspektoratin e punës. Drejtoria e të hyrave publike apelon deri te punëdhënësit që me kohë të adaptohen në sistemin e ri të pagimit të integruar të pagave, ndërsa u jep mundësi atyre që deri më 10 shkurt të dërgojnë test përllogaritje me qëllim të mësimit të procedurës. Në sistem tashme kanë hyrë 15 kompani me mbi 2000 të punësuar, kryesisht nga sistemi bankar.
Drejtoria e të hyrave publike gjithashtu fton edhe kompanitë që kanë borxhe të prapambetura që të dërgojnë kërkesë me qëllim të shlyerjes së pjesërishme apo të tërësishme të kamatave. Nëse deri më 31 Prill shlyhet tërësisht borxhi bazë ndaj shtetit, kamatat shlyhen 100 për qind, deri më 31 gusht 75 për qind, ndërsa deri më 31 dhjetor në masën 50 për qind.
Shuma e përgjithshme e borxhit kryesor është 126 milion denarë, ndërsa ka të bëjë me kamata prej 43 milion denarë, ndërsa se a do të jetë kjo kamatë e shlyer në masën 100 për qind, 75 po 50 për qind, kjo do të varet nga ajo se në çfarë afati obliguesit tatimorë do të paguajnë të dhënat publike, shtoi Manevska.
Ajo thotë se me këtë masë dëshirohet të arrihen dy efekte mbledhja e shpejtë e borxheve ndaj shtetit dhe si dhe tu lehtësohet kompanive pagimi i borxhit bazë duke u liruar nga kamatat.
Naim Vrenezi,ALSAT-M