SIGAL UNIKA u ri-emërua në UNIKA Sigurimi Maqedoni. Aksionarët dominues të UNIKA-Austri paralajmëruan produkte të reja në tregun e sigurimeve, që, sipas tyre, nuk do të goditet shumë nga kriza ekonomike globale.

Sipas anëtarit të Këshillit Drejtues të UNIKA-Austri, Andreas Brandshteter, kriza është një mundësi e mirë për zgjerimin e biznesit.
Vitin e kaluar, kompani qarkulloi 5.8 miliardë euro, 40 % të të cilave në vendet e Evropës Juglindore. Ndërkaq, austriakët kanë kompanitë e tyre në 19 vende të Evropës.
Kapitali ynë aksionar në SIGAL-Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2010 duhet të jetë prej 51 deri më 75 %. Ky është mesazhi i parë që dëshirojmë ta dërgojmë.
Mesazhi i dytë është se ne vërtetë, jemi të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm nga zhvillimi i tregut të sigurimit në Maqedoni, por sidomos nga zhvillimi i SIGAL-Maqedoni në vitin 2008, prandaj dhe vendosëm që të bëjmë ri-brendimin e kompanisë, e cila deri tani quhej SIGAL UNIKA, në UNIKA qysh në vitin 2009 para se të marrim shumicën e pakos së aksioneve. Këtë po e bëjmë për shkak të besimit në tregun, tha Andreas Brandshtetner, anëtar i Këshillit të UNIKA-Austri.