Rënie të mëdha të çmimeve të letrave me vlerë, e paparë që nga ekzistimi i Bursës së Maqedonisë, shoqëruar me rënie të mëdha të indekseve kanë shënuar tregtimin e sotëm.
Indeksi i Bursës MBI 10, i dhjetë kompanive më likuiduese, ra për 7.84 për qind të pabesueshme, indeksi i shoqërive të poseduara publike MBID ra për 2.80 për qind, ndërsa indeksi i obligacioneve OBM humbi 0.06 për qind të vlerës së tij.
Indeksi MBI 10 sot ra për herë të parë nën 4.000 pikë, duke përfunduar në 3.921.92, që është për 333.47 pikë më pak në krahasim me dje.
Në nivel mujor, MBI 10 humbi 1.164.83 pikë të bursës, apo 22.90 për qind të vlerës së tij.
Indeksi i dhjetë kompanive më likuiduese, në krahasim me vitin e kaluar, më saktësisht prej 10.10.2007, kur shënoi maksimumin vjetor prej 9.438.18 ka shënuar ndryshim absolut prej -5.344.20 pikë të bursës.
Supozohet se e marteja e errët në Bursën e Maqedonisë është shkaktuar nga trendi negativ në thuajse të gjitha bursat botërore, krahas sigurimit nga faktorët relevant se kriza botërore nuk do të reflektohet në Maqedoni. Asnjë aksion i Tregut Zyrtar nuk shënoi rritje gjatë tregtimit të sotëm. Befasi në tregtimin e sotëm është vlera jashtëzakonisht e lartë e qarkullimit të realizuar prej rreth 370 milionë denarë (gjashtë milionë euro).
Vlenë të përmendet se me përqindje të madhe morën pjesë obligacionet e kursimit të vjetër devizor dhe obligacionet e emisionit të parë.
Vendi i parë në Tregun Zyrtar në krahasim me qarkullimin e realizuar, i takoi obligacioneve të kursimit të parë devizor RM01, të cilat realizuan qarkullim prej 148.009.275 denarë. Wshtë bërë tregtimi i 2.658.765 obligacioneve me çmim mesatar prej 91.00 të vlerës nominale, gjegjësisht shënoi rritje prej 0.08 për qind.
Në vendin e dytë janë obligacionet e emisionit të tretë të denacionalizimit, të cilat bënë qarkullim prej 95.049.423 denarë. Janë tregtuar 1.823.649 obligacione me çmim mesatar prej 85.20 të vlerës nominale, gjegjësisht regjistroi rritje prej 0.14 për qind.
Në vendin e tretë sipas vlerës së qarkullimit në Tregun Zyrtar janë obligacionet e emisionit të katërt të denacionalizimit, me ç'rast me to është bërë tregtimi i 1.367.226 obligacioneve me çmim prej 84.00 për qind të vlerës nominale, që do të thotë rënie prej 0.11 për qind, ndërsa qarkullimi i realizuar arrinte 70.259.408.41 denarë.