Republika e Maqedonisë shumë herë deri më tani tregoi se është e gatshme për dialog, për takime dhe komunikim si mënyrë e vetme për tejkalimin e dallimeve. Ne shumë herë deri më tani ia ofruam dorën për pajtim dhe mirëkuptim dhe për këtë ajo ende është e ofruar", tha Ivanov.
Maqedonia dhe maqedonasit me realitet në Ballkan dhe pjesë e Evropës drejt së cilës natyrisht takojnë dhe e jetojnë idejën për Evropë të bashkuar si hapësirë e hapur e demokracisë dhe respektim i të drejtave të njeriut, dhe ku secili do ta bartë identitetin e vet. Për këtë apeloj që Greqia të pranojë se ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë si fqinjë dhe miq të tyre të sinqertë.
Këtë e deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij para të pranishmëve në kompleksin memorial Pelince kushtuar ASNOM-it me rastin e 2 Gushtit, Dita e Republikës. Ai theksoi se bllokimi i integrimit tonë të BE-së nga ana e fqiut tonë jugor kontribuon drejt stabilitetit të rajonit dhe na përputh me caqet e BE-së dhe NATO-s - paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien, përkundër, thotë, bllokada është antiteza e tyre.
"Disa politikanë tek fqiu jonë jugor kanë problem me emrin tonë dhe identitetin tonë, për këtë dëshiroj ta dini se jemi këtu për të ndihmuar, ta tejkalojnë këtë problem dhe të pranojnë atë që është raalitet - Maqedonia dhe maqedonasit. Republika e Maqedonisë shumë herë deri më tani tregoi se është e gatshme për dialog, për takime dhe komunikim si mënyrë e vetme për tejkalimin e dallimeve. Ne shumë herë deri më tani ia ofruam dorën për pajtim dhe mirëkuptim dhe për këtë ajo ende është e ofruar", tha Ivanov.
Siaps tij, qëllimi jonë është ekonomia përparimtare dhe shteti i zhvilluar demokratik në NATO dhe BE, ndërsa konsekuenca drejt ruajtjes së identitetit dhe integritetit janë vlerat tona më të mëdha mbi të cilat bazohen BE-ja dhe NATO.
"Vendet që nuk janë konseluente ndaj vetes nuk do të jenë konsekuente dhe të sinqertë ndaj tjerve. Për këtë vetëm si Maqedoni dhe si maqedoanas jemi përfitim për Evropën dhe për botën", nënvizoi Ivanov.
Maqedonia, shtoi ai, është konsekuente ndaj vlerave të BE-së dhe NATO-s dhe dërgoi apel që aleatët e tonë edhe formalisht ta pranojnë anëtarësimin tonë në Aleancë, për shkak se, ne tash më marrim pjesë me tërë përgjegjësinë në ndihmimin e rajoneve të cilat prodhojnë jostabilitet.
"Për këtë apeloj deri te të gjithë partnerët evropianë të mbeten konsekuent në pjesën e vizionerëve të mëdhenjë dhe arkitektëve të Evropës të mos lejojnë bankroti financiar të shpie edhe deri te bankroti moral, për këtë apeloj Greqia të pranojë se ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë si fqinjë dhe miq të tyre të sinqertë", tha shefi i shtetit të Maqedonisë.
Në lidhje me këtë, siç thotë, ngjarjet shqetësuese të cilat në kohë të fundit ndodhin në skenën politike në vend, ai me porosi deri te aktorët politik të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e bartin për arsye se vendi ndodhet para një momenti kthyes dhe të ndalohet me ndarjet politike ditore, se, thotë, se vetëm të vetëm dhe të bashkuar rreth qëllimeve strategjike do të. Qëndrojmë në rrugë, e cila shpie deri te caku - Maqedonia evropiane prosperative dhe e pasur.
"Sot e jetojmë lirinë dhe pavarësinë për të cilën luftuan paraardhësit tanë të cilët u sakrifikuan për të ardhmen tonë dhe për ardhmërinë ndaj vendlindjes tonë dhe ndaj këtij amaneti dhe ta përforcojmë atë që e trashëguam që të munden disa gjenerata të tjera në ndonjë ilinden tjetër pa frikë për të ardhmen ta jetojnë idealin që e endërruan dhe ilindenasit dhe asnomët dhe shumë gjenerata të tjera", tha presidenti Ivanov.
Në tubimin popullor në qendrën memoriale ASNOM në Pelincen e Kumanovës morrën pjesë dhe vendosën lule delegacioni qeveritar, si dhe delegacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHM-ja e ARM-së dhe asociacione të tjera dhe shoqata.
Këtë vit nuk ishte dërguar delegacion nga vendi autentik i ASNOM-it të kishës katolike serbe. (mia)