E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë takim, Hyseni ka kërkuar zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Në këtë kontekst, ministri ka thënë se, kërkesa për zëvendësim të Rezolutës 1244 nuk drejtohet kundër UNMIK-ut, i cili ka kryer një mision të mirë në Kosovë, porse kërkesa mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Hyseni kėrkoi zėvendėsimin e Rezolutės 1244










Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, është takuar në Nju-Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, me të cilin kanë folur për një gamë të gjerë çështjesh në lidhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, praninë e UNMIK-ut, zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, njohjet, bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e ri që është krijuar pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të GJND-së, njoftuan agjencitë kosovare.

Në këtë takim, Hyseni ka kërkuar zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Në këtë kontekst, ministri ka thënë se, kërkesa për zëvendësim të Rezolutës 1244 nuk drejtohet kundër UNMIK-ut, i cili ka kryer një mision të mirë në Kosovë, porse kërkesa mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka thënë se zëvendësimi i Rezolutës është një çështje që duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit, dhe i cili është kompetent për të vendosur për këtë.

Ministri Hyseni po ashtu ka bërë të qartë qëllimin final të Republikës së Kosovës për t’u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, derisa Ban ka thënë që është i njohur me aspiratat e Kosovës për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Publikuar: 03.08.2010 | 16:02
Lexuar: 182 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime