E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuna e Haraçinës nga kjo qeveri nuk po perfillet dhe interesimi i saj për të investuar në të prej kohësh nuk shihet.Derisa qeveria ne spote televizive gati çdo ditë me ndonjë risi te re marketingu promovon diturinë si parimore për zhvillimin e shoqëris me moton “Arsimi është fuqi”, ajo për Komunën e Haraçinës ende vazhdonë të mbetet vetëm relaks televiziv .
Filloi renovimi i shkollės fillore “Gjergj Kastriot Skėnderbeu”nė Haraēinė


Komuna e Haraçinës nga kjo qeveri nuk po perfillet dhe interesimi i saj për të investuar në të prej kohësh nuk shihet.Derisa qeveria ne spote televizive gati çdo ditë me ndonjë risi te re marketingu promovon diturinë si parimore për zhvillimin e shoqëris me moton “Arsimi është fuqi”, ajo për Komunën e Haraçinës ende vazhdonë të mbetet vetëm relaks televiziv .

Edhe pse nga qeveria nuk po ka interes që kjo shoqëri e kësaj komune të arsimohet , vendin e tyre po e zëjnë organizatat e huaja që në masë të madhe interesohen që edhe fëmijët e kësaj komune të arsimohen në frymën bashkohore.

“Kalendari për vitin e rij shkollor nuk na premton sepse edhe pakë ditë dë të filloj mësimi.Sot filluam renovimin e kësaj shkolle e cila mëshum se 30 vitesh nuk ishte investuar dhe e lënë në mëshir të fatit.

Nxënësit e komunës tonë janë mjaftë të diskriminuar ata nuk kanë as kushtet elementare për të ndjekur një mësim me kushte si tërë moshatarët e tyre në këtë shtet.Intersimi i kësaj qeveria për ne vërtet është alarmuese, derisa çdo ditë promovojnë marketingje televizive me moton “Arsimi është fuqi” kjo për komunën tonë nuk vlenë.

Filluam që të renovojmë dyert dhe dritaret falë një donacioni të organizatës USAID me vlerë prej 30 mijë dollarë.Faleminderojmë ata që sadopak po na lehtësojnë punën tonë sepse vërtetë ne këtë shekull modern ne ende miremi me renovime të dyerve dhe dritarëve, të cilat për vendet e tjera këto janë të haruara dhe ata po hapërojmë drejt frymës së arsimimit bashkëhor.

Kemi edhe shumë projekte edhe për gjitha shkollat e komunës tonë dhe shpresojmë që moton të cilën qeveria po reklamon në televizione të bëjë realitet edhe për kta nxënës të komunës tonë “, theksoi, Bajrami.

Disa kalimtarë rasti prindë të fëmijëve mjerushëm tregonin atë që po kalojnë fëmijët e tyre në këto shkolla.

Vërtetë është katastrofale me kushtet të cilët ballafaqohen fëmijët tanë. Nëse nuk interesohen të huajt për këtë vendë qeverisë as që po i shkon ndërmend.Nëse vetëm do vinin ti vizitoni kta fëmijë një ditë në shkollë do të bindeni se qfarë kushtesh kanë.

Tani po ndëgjojmë se po renovohet dhe se do të jetë më mirë sepse dritaret dhe dyert që kanë pasur në kohëra më të ftofta ishte vërtetë shumë ftohët mbrenda.Faleminderojmë gjithë ata që po interesohen për këtë vend”, theksuan banorët e kësaj komune.

Të cekim se fati i kësaj komune nga gjithë qeveritë është lënë në duart e saj.


Publikuar: 03.08.2010 | 04:52
Lexuar: 725 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime