E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, shpenzimet për jetesë janë zvogëluar për 0,4 për qind që është rezultat i indekseve më t vogla të perimeve për 16,8 për qind, vezët për 0,6 për qind, mishi për 0,5 për qind dhe qumshti dhe kosi për 0,1 për qind.
Shporta konsumatore nė korrik 11.892 denarė


Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një familje katëranëtarëshe, e llogaritur në bazë të çmimeve në pakicë, në korrik të këtij viti është 11.892 denarë dhe në krahasim me muajin parapral është më i ulët për 2,3 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, shpenzimet për jetesë janë zvogëluar për 0,4 për qind që është rezultat i indekseve më t vogla të perimeve për 16,8 për qind, vezët për 0,6 për qind, mishi për 0,5 për qind dhe qumshti dhe kosi për 0,1 për qind.

Në korrik, zvogëlimi i indeksave të shpenzimeve të jetesës është vërejtur tek mjetet e komunikacionit për 1,8 për qind, veshja për 0,7 për qind dhe mbathjet për 0,3 për qind.

Rritje e indeksit të shpenzimeve të jetesës është vërejtur tek yndyrnat për 3,4 për qind, pemët për 2,3 për qind, prodhimet e drithave për 1,2 për qind, perimet e përpunuara për 0,7 për qind, përpunimet e peshkut për 0,6 për qind, përpunimet e mishit për 0,4 për qind, prodhimet e qumishtit për 0,3 për qind, pemët e përpunuara, peshqit dhe pijet joalkoolike për 0,1 për qind.

Gjithashtu, rritje e indeksit të shpenzimeve të jetesës është vërejtur tek barërat për 2,2 për qind, shërbimet për arsim dhe zhvillim për 2 për qind, derivatet e naftës për 0,8 për qind.

Në nivel të muajit paraprak mbeti indeksi i grupit duhan dhe pije.

Indeksi i çmimeve me pakicë në korrik të vitit 2010, në krahasim me korrikun e vitit 2009, shënon rritje prej 2,2 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës shënojnë rritje prej 1,5 për qind.

Publikuar: 04.08.2010 | 14:14
Lexuar: 366 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime