E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burime zyrtare nga Drejtoria e Turizmit pranë Bashkisë së Sarandës bëjnë të ditur se numëri i turistëve të huaj dhe vendas për 7 muajt ka kaluar mbi 200 mijë vetë. Kjo shifër vlerësohet 10 për qind më e lartë krahasuar me një vit më parë.
Zyrat turistike lehtėsojnė orientimin e pushuesve









Sezoni veror ka arritur në pikun e tij në Sarandë, në jug të vendit. Prej të pakten prej dhjetë ditësh qyteti i turizmit shqiptar është i mbushur në kapacitetet e veta.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Turizmit pranë Bashkisë së Sarandës bëjnë të ditur se numëri i turistëve të huaj dhe vendas për 7 muajt ka kaluar mbi 200 mijë vetë. Kjo shifër vlerësohet 10 për qind më e lartë krahasuar me një vit më parë.

Gjithkush që vjen në Sarandë, për vizitë apo për të pushuar, ka nevojë të vizitojë asetet e saj turistike, përveçse të akomodohet në hotel e të lahet në det.

Peshën më të madhe të këtij orientimi të flukseve turistike e mban zyra më e madhe turistike, e njohur si "Portokalli" turistik, që ngrihet buzë shëtitores të Sarandës.

Emanuela Çulli, punonjësja e kësaj zyre, tregon për guidat e shumta që disponohen për Sarandën dhe qytetet të tjera të Shqipërisë.

Edhe më e rëndësishme, sipas saj, është se në këtë sportel çdo i interesuar gjen informacionin praktik e lokal.

Çulli thotë se disponohet informacioni për oraret e lëvizjes së trageteve për në Korfuz dhe oraret e autobusëve për në Tiranë, Gjirokastër etj., si mund të shkohet në Butrint, në Lëkurës e te 40 Shenjtorët, në Manastirin e Mesopotamit e në Delvinë.

"Kjo zyrë qendrore informacioni disponon edhe numrat e telefonave për lidhje me shërbimin taksi dhe bën të ditur ofertat e tyre, sidomos pikat e kontaktit me njësitë hoteliere, etj", pohon Çulli.

Saranda shtrihet në ekstremin më jugor të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe 749 km2 e popullsi 35 235 banorë. Në aspektin administrativ përfshihet në Qarkun e Vlorës.

Gjatësia e përgjithshme e vijës bregdetare që laget nga deti Jon është 66,7 km. Pozita e favorshme gjeografike dhe dalja e gjerë në detin Jon e Mesdhe, afërsia me ishujt Jonianë si një nga pikat më të frekuentuara turistike, bukuritë e relievit dhe pasuritë e shumta historike e kulturore, e bëjnë tepër të favorizuar për zhvillimin e turizmit në raport me rajonet e tjera të vendit tonë.

Publikuar: 04.08.2010 | 14:37
Lexuar: 901 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime