E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 1998, pas disa qindra botimeve mbi mitin Marylin, Don Wolfe, shkrimtar-historian amerikan, botoi "Marylin Monroe, hetim mbi një vrasje", në të cilin tregonte qartë se Marylin mund të ketë vdekur nga një gjilpërë në praninë e Robert Kennedy, atëherë ministër i Drejtësisë.
Misteri Marylin Monroe..!!!








Vrasje apo vetëvrasje, misteri që rrethon vdekjen e Marylin Monroe, aktore seks-simbol, e adhuruar nga mijëra fansa kudo në botë, vazhdon të mbetet i tillë pas shuarjes së saj në moshën 36 vjeçare.

Zyrtarisht, Norma Jean Baker, e cila u gjet e vdekur më 5 gusht 1962 në shtratin e saj, pranë receptorit të ngritur të telefonit, është helmuar me një përzierje alkooli me qetësues, gjë që nuk ishte sekret për askënd kur dihej se ajo abuzonte, duke përzier alkoolin me tableta eksituese. Në vitin 1975 një revistë amerikane guxoi të përmendte se aktorja ishte vrarë dhe se vrasja e saj ishte maskuar si vetëvrasje.

Në vitin 1998, pas disa qindra botimeve mbi mitin Marylin, Don Wolfe, shkrimtar-historian amerikan, botoi "Marylin Monroe, hetim mbi një vrasje", në të cilin tregonte qartë se Marylin mund të ketë vdekur nga një gjilpërë në praninë e Robert Kennedy, atëherë ministër i Drejtësisë.

Sipas Don Wolfe, aktorja mund të jetë vrarë nga njerëz të afërt me Bob Kennedy, i cili dëshironte të shtinte në dorë ditarin e aktores dhe dokumente, pa dyshim, kompromentuese për familjen Kennedy. Pati një vullnet të dukshëm për të bërë të besohej se ishte fjala për një vetëvrasje, sipas tij. Wolfe vëren se proçedura e autopsisë ishte ndaluar në momentin e fundit, ndërsa sipas ligjit amerikan, Marylin duhet t'i ishte bërë fillimisht autopsia, meqenëse vdekja e saj nuk ishte për shkaqe natyrale.

Teza e një roli të mafias dhe CIA-s është hedhur disa here radhazi. Lidhja e saj me John Kennedy e më pas me Bob mund të jetë drejtuar nga agjencia sekrete amerikane që dëshironte diskreditimin e dy burrave. Mikrofonë ishin vendosur në garsonierën e aktorit Peter Lawford (që përdorej gjithashtu nga vëllezrit Kennedy që ishin kunetërit e tij).

Por fansat e saj vazhdojnë, pas pothuaj një gjysmë shekulli pas vdekjes së saj, të dyshojnë mbi versionin zyrtar. "Mendoj se shumë fansa janë intriguar nga Marylin jo për atë që ajo ishte, por për mënyrën se si vdiq", është shprehur Jill Adams, kryetar i Shoqatës "Marylin për gjithmonë", një nga klubet e shumta të admiruesve të aktores.

"Ka shumë fakte të çuditshme mbi autopsinë e saj që nuk të lejojnë të flasësh për vetëvrasje", thotë Leslie Kaperowicz e shoqatës "E pavdekshmja Marylin", duke e cilësuar si "ikonë e shekullit dhe ajo është pjesë e ndërgjegjes amerikane".

Marylin kishte patur "një fëmijëri tragjike, pa një familje të vërtetë dhe martesat e saj fatkeqe (me lojtarin e bejzbollit Joe Di Maggio dhe me dramaturgun Arthur Miller) kontribuan gjithsesi në ngritjen e mitit të saj. Ajo mishëron fajësinë e humbur të moshës së artë të Hollivudit.

Publikuar: 04.08.2010 | 02:36
Lexuar: 849 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime