Sipas Visockit, Rusia është e interesuar ta zgjerojë prezencën e forcave të saja detare jashtë vendit "pa shpejtuar", me ç'rast kur bëhet fjalë për rajonin në Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor, lokacionet më adekuate janë Greqia dhe Turqia.
Rusia e shqyrton mundësinë për hapjen e bazës së saj ushtarake detare në Greqi dhe Turqi, publikoi gazeta greke "Katimerini", duke iu referuar deklaratës së komandantit të flotës detare ruse, admiral Vlladimir Visocki.
Sipas Visockit, Rusia është e interesuar ta zgjerojë prezencën e forcave të saja detare jashtë vendit "pa shpejtuar", me ç'rast kur bëhet fjalë për rajonin në Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor, lokacionet më adekuate janë Greqia dhe Turqia.
"Mundësia për hapjen e bazës jashtë vendit është e mirë, por duhet të realizohet me etapa, pasi të vlerësohen potencialet e vendit të caktuar. Hapi i parë në këtë drejtim mund të bëhet me vizita të anijeve ushtarake", theksoi Vicoski, duke shtuar se shumë shtete të tjera e zbatojnë këtë taktikë.
Në Mesdheun Lindor Rusia që nga viti 1971 ka bazë në portin sirian Tartus, i cili në periudhën e Luftës së ftohtë ishte seli e grupit operativ sovjetik mesdhetar. Rusia planifikon deri në vitin 2012 ta modernizojë dhe zgjerojë bazën në Tartus me qëllim që ajo të mund të pranojë edhe anije të mëdha dhe mabjtës të aeroplanave.
Modernizimi i Tartus dhe interesi i shfaqur për bazë në Greqi apo Turqi e vërteton interesin e Moskës për prezencë të përforcuar ushtarake ruse në Mesdheun Lindor, vlerëson "Kamiterini".
Paralajmërimi për hapjen e mundshme të bazës ruse në Greqi apo Turqi, pason pas informacionit të "Uashington post" se SHBA-ja po përgatitet për sistemimin e sistemit të radarëve në Turqi ose Bullagri, si pjesë e mburojës antiraketore në Evropën Jugore në kuadër të masave për konsolidimin e sistemeve rajonale për mbrojtje nga ndonjë sulm eventual raketor.