E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Furnizimi me ujë të pijshëm në fshatin Debresh, paraqet problem të kamotshëm. Pjesët e larta të fshatit ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm gjatë gjithë viti, ndërsa gjatë stinës së verës ky problem vjen në shprehje në gjithë fshatin.
Arrihet marrėveshje pėr bashkėfinancim pėr ndėrtim tė ujėsjellėsit nė fshatin Debresh



Delegacion i KF Debreshi në vizitë te kryetari i komunës

Kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, në kabinetin e tij pranoi një delegacion të KF “Debreshi” nga Zvicra, në përbërje Hajredin Osmani - nënkryetar i klubit , Hasim Sulejmani - arkëtar dhe Sefer Osmani - përfaqësues sportiv i klubit.

Në një atmosferë të këndshme miqësore dhe respekti të ndërsjellë, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e përbashkët të problemit të ujit të pijshëm. Sipas kësaj marrëveshje, nga shuma e përgjithshme prej 150 mijë euro sa është kostoja e këtij projekti, klubi në emër të qytetarëve të fshatit Debresh do të financojë 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër prej 100 mijë euro, do ta mbulojë komuna e Gostivarit.

Furnizimi me ujë të pijshëm në fshatin Debresh, paraqet problem të kamotshëm. Pjesët e larta të fshatit ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm gjatë gjithë viti, ndërsa gjatë stinës së verës ky problem vjen në shprehje në gjithë fshatin.

Në bazë të vlerësime ve të inxhinierëve të Komunës, ky projekt do të duhet të mund të fillojë të realizohet nga muaji maj, ndërsa të përfundojë derri në muajin korrik të vitit 2011. Të përkujtojmë se përbërja e mëparshme komunale në prill të vitit 2008 solemnisht promovoi fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, por ky projekt mbeti vetëm në letër.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e KF “Debreshi” i bënë ftesë kryetarit Osmani që ta vizitojë KF “Debreshi” në Zvicër, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi dhe premtoi se së shpejti në agjendën e tij do të gjendet edhe vizita këtij klubi.

Publikuar: 04.08.2010 | 21:30
Lexuar: 787 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime