Kjo do të thotë që në vend që deri nesër të përfundonte afati për regjistrimin e makinave që janë importuar nga jashtë dhe që i plotësojnë standardet e EURO 1, tani pronarët e tyre, do të kenë kohë që këtë procedurë ta kryejnë deri në mbarim të shtatorit të këtij viti. Pas këtij afati gjatë 6 muajve të ardhshëm do të vlejnë standardet Euro 2 e pastaj vetëm Euro 3.
Vazhdohet afati për regjistrimin e makinave që janë importuar nga jashtë dhe që kanë standard Euro 1. Lajmi sot u konfirmua edhe nga Qeveria.
Kjo do të thotë që në vend që deri nesër të përfundonte afati për regjistrimin e makinave që janë importuar nga jashtë dhe që i plotësojnë standardet e EURO 1, tani pronarët e tyre, do të kenë kohë që këtë procedurë ta kryejnë deri në mbarim të shtatorit të këtij viti. Pas këtij afati gjatë 6 muajve të ardhshëm do të vlejnë standardet Euro 2 e pastaj vetëm Euro 3.
Sot në stacionet për kontrolle teknike nëpër Shkup, qytetarët megjithatë nxitonin që ti kryenin regjistrimet e makinave të importuara.
Po presim prej orës 9 që, dy orë. Nuk pritet shumë, shumë mirë po kalojmë, kështu shprehen qytetarët e anketuar.
Nga drejtoria e Doganave të Maqedonisë konfirmojnë se javën e fundit është rritur dyfish numri i makinave të importuara, kurse prej janarit e deri më sot janë zhdoganuar 32 mijë makina të përdorura. Mirëpo paralajmërojnë se pas këtij afati do të ketë kontrollime dhe gjoba për të gjitha makinat me targa të huaja.
Lloji i këtillë i makinave që drejtohen mbi 6 muaj gjatë viteve të fundit paraqet kundërvajtje doganore që gjithsesi gjobitet. Për personat fizik gjoba është 100 euro me mundësinë e pagesës aty për aty për 50 euro.
Mirëpo më pas pason procedura e zgjidhjes së gjendjes me makinën me çka makina ndalet kurse pronari duhet të filloj procedurën për legalizimin e makinës, ose madje për kthimin e saj në vendin ku e ka blerë. Nëse nuk ndërmerren masa brenda këtij afati, atëherë mund edhe të bëhet konfiskimi i makinës, tha Vanço Kargov, Drejtor i Doganave të Maqedonisë.
Nga MPB-ja thonë se pas skadimit të afatit të vazhduar do të pasojnë kontrollime rigoroze nëpër qytetet e vendit.
MPB do të bëj kontrollime intensive nëpër rrugët e vendit. Makinat do të ndalen dhe kontrollohen. Nëse vërehen dokumente jo përkatëse që nuk përputhet me dispozitat ligjore për drejtimin e makinës, e njëjta do të jepet në procedurë doganore, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme
Ligji i ri për importin e makinave të përdorura u miratua në muajin mars të këtij viti. Me këtë ligj pritej edhe regjistrimi i 30 mijë makinave ma targa bullgare. Të dhënat konkrete se sa nga këto makina janë regjistruar nuk ka, por kompetentët thonë se numri është shumë i vogël.