Pas publikimit të këtyre të dhënave, nafta e lehtë amerikane për dërgesë në shtator mbrëmë në Bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua prej 24 cent në 82,79 dollar për barel. Në të njëjtën kohë në mbylljen e bursës së Londrës, "brenti" evropian nga Deti i Veriut shitej me çmim prej 82,60 dollar për barel (159 litra).
- Nafta mbrëmë u shtrenjtua në bursën njujorkeze duke u afruar deri te çmimi 83 dollarë për barel, si rezultat publikimit të të dhënave më të reja statistike të cilat tregojnë uljen e nivelit të tepricave të naftës në SHBA.
Sipas të dhënave të Shërbimit federal amerikan për energjetikë, niveli e rezervave të naftës javën e kaluar është ulur prej 2,8 milion barel në 358 milion, që i nxiti shpresat për rritjen e kërkesës të energjenseve në SHBA.
Pas publikimit të këtyre të dhënave, nafta e lehtë amerikane për dërgesë në shtator mbrëmë në Bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua prej 24 cent në 82,79 dollar për barel. Në të njëjtën kohë në mbylljen e bursës së Londrës, "brenti" evropian nga Deti i Veriut shitej me çmim prej 82,60 dollar për barel (159 litra).
Ekspertët paralajmërojnë se rritja e mëtejshme e çmimit të naftës, e cila në muajt e kaluara lëvizte në suaza ndërmjet 70 dhe 80 dollar për barel, mund të rezultojë me uljen e shpenzimit të saj në SHBA, që plotësisht do ta rrezikonte edhe ashtu rikuperimin jostabil të ekonomisë amerikane.
Sipas shtëpisë konsultative "Sander Kapitall", ekziston druajtje që mund të ndodh përderisa çmimi i naftës rritet në 86 dollarë për barel dhe vazhdon të rritet, për shkak se "ekonomia amerikane nuk do të mund sërish të durojë çmim prej 100 dollarëve për barel".
Çmimi më i lartë në historinë e naftës arriti në korrik të vitit 2008, kur një barel u shit për mbi 147 dollarë, por me paraqitjen e krizës me kreditë hipotekare në SHBA, që ishte hyrje në krizën financiare globale, deri në dhjetor të vitit 2008 "ari i zi" u lirua për 32 dollarë për barel.