E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Veprat janë prezantuar në Shën Mitër të Italisë, aty ku edhe jeton. 22 veprat e tij kanë tematikë historike, fetare e kulturore. Në këtë eveniment kulturor kanë marrë pjesë struktura të ndryshme politike e shoqërore të këtij shteti, si dhe ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prengaj dhe udhëheqësi i Universitetit të Kalabrisë.
Punimet e skulptorit preshevar pushtojnė artin italian








Punimet e skulptorit preshevar, Hevzi Nuhiu, kanë pushtuar edhe artin italian. Skulptori preshevar, i cili jeton dhe vepron në Itali, ka bërë prezantimin virtual të punimeve të tij në një muze të hapur.

Veprat janë prezantuar në Shën Mitër të Italisë, aty ku edhe jeton. 22 veprat e tij kanë tematikë historike, fetare e kulturore. Në këtë eveniment kulturor kanë marrë pjesë struktura të ndryshme politike e shoqërore të këtij shteti, si dhe ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prengaj dhe udhëheqësi i Universitetit të Kalabrisë.

Sipas skulptorit, Hevzi Nuhiu, veprat e tij janë të punuara në Shën Mitër, Acri, si dhe në vendlindjen e tij në Preshevë. Ato janë të realizuara në gurë dhe dru.

Nuhiu ka botuar edhe një libër – monografi për skulpturë, e cila përmban figura të shquara historike shqiptare. Autori i lartshënuar veprat e tij do t’i prezantojë edhe para dashamirëve të artit e të kulturës, si dhe para bashkëvendësve preshevarë më 12 gusht të këtij viti, në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Ndryshe, si vepër e njohur e skulptorit Hevzi Nuhiu, në Preshevë është skulptura e punuar në gurë e figurës së Nënë Terezës, në rrugën magjistrale Preshevë - Gjilan.

Publikuar: 05.08.2010 | 17:10
Lexuar: 724 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
vullnet hoxha (16/01/2012 19:30:33) jam shumė i kėnaqur nga ky prezantim i juaj.mirėnjohje dhe respekte punė suaj,nga unė si njė skulptor i mermerit dhe i gurit,duke e mėsuar kėtė zanat nė mėnyrė autodidakte.ne Shqiptarė jemi ata tė cilėt gurin shėndrrojmė nė ART.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime