Stërvitja katërditëshe në kuadër të përgatitjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shfrytëzimin e Fondeve Evropiane (IPA II - Bashkëpunim tejkufitar), do të fillojë sot në Shkup.
Stërvitja është pjesë e projektit rajonal "Forcim i institucioneve për bashkëpunim tejkufitar" (CBIB Cross Border Institution Building), të financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Është paraparë që stërvitjen ta vizitojnë 20 persona nga institucionet qeveritare të përfshira në realizimin e fondeve IPA II, si dhe kolegët e tyre nga Shqipëria.
Qëllimi i stërvitjes është që t`i përgatisë institucionet shtetërore nga Maqedonia dhe Shqipëria për realizimin e programeve disavjeçare (2007-2013) tejkufitare IPA II, për hartimin e projekteve, parashtrimin e propozimeve projektuese për grante, si dhe për punë me aplikues potencialë për shfrytëzimin e granteve.