Drejtoria e të ardhurave publike, siç theksohet në kumtesë, do të shqiptojë dënim prej 2.000 deri në 3.000 euro në kundërvelerë me denarë nëse personat juridikë, tregtarët individ, personat të cilët kryejnë profesione të lira nuk dorëzojnë raport vjetor deri në afatin e fundit
Drejtoria për të hyra publike informon se deri më 15 shkurt është afati i fundit për dorëzimin e raporteve vjetore për të hyrat e paguara në vitin 2008.
Personat juridikë, tregtarët individ, zejtarët dhe personat të cilët kryejnë profesione të lira duhet të dorëzojnë raport vjetor nëse kanë bërë pagesë të të hyrave në bazë të të ardhurave personale, të ardhura nga të drejtat autoriale dhe të drejta nga pronësia industriale, të ardhura nga kapitali, të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore (dhënie me qira), nëse paguesi i të ardhurave udhëheq libër kontabël, përfitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese si edhe të ardhura të tjera për të cilat tatimi i përfitimit nuk konfirmohet me vendim të Drejtorisë për të hyra publike.
Drejtoria e të ardhurave publike, siç theksohet në kumtesë, do të shqiptojë dënim prej 2.000 deri në 3.000 euro në kundërvelerë me denarë nëse personat juridikë, tregtarët individ, personat të cilët kryejnë profesione të lira nuk dorëzojnë raport vjetor deri në afatin e fundit dhe nëse personit të detyruar gjatë çdo pagese të të ardhurave nuk i jep shembull të llogaritjes së akontimit të tatimit personal dhe të kontributeve të paguara, si dhe të dhëna përmbledhëse në akontacionin e përgjithshëm të paguar pas mbarimit të vitit 2008, ndërsa më së voni deri më 15 shkurt të vitit 2009.
Në kumtesë theksohet se shkelja e bërë, personit të përgjegjshëm te paguesi i të ardhurave, do t'i shqiptohet dënim në vlerë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë me denarë.
Drejtoria e të ardhurave publike thekson se fletparaqitjet e tatimeve do të pranohen deri më 16 shkurt për shkak se 15 shkurti është e dielë. Pranim do të bëhet në zyrat e tatimeve të DAP-së edhe më 14 shkurt të shtunën nga ora 8:30 deri në 16:30.