E lindur në Vlorë në moshën 11 vjecare së bashku me familjen, prindërit e motrën ishin larguar nga atdheu drejt Italisë. Në 1991 familja ishte vendosur në Peruxhia. Por prindërit vendosin të kthehen në Shqipëri. Në 1995 një tjetër largim nga Vlora, dhe familja vendoset në Parma.
"Për herë të parë në Fakultetin e Farmacisë pranë Universitetit të Parmës, një studente diplomohet me maksimumin e pikëve, 110 pikë, të shoqëruara dhe me një "çertifikatë nderi", shenjë e vlerësimit tepër të lartë dhe një karriere brilante prej studenteje". Kehstu raportojne mediat italiane per diplomimin e studentes shqiptare, Ina Bisha, nga vlore, qe jeton prej 15 vitesh ne Itali.
"Gazeta di Parma" në Itali i kushton një artikull vajzës vlonjate e cila prej 1995 jetonte në Parma."Ishte shumë emocionese të marrësh këtë cmim"- tregon Ina e cila në të vërtetë nuk e priste.
E lindur në Vlorë në moshën 11 vjecare së bashku me familjen, prindërit e motrën ishin larguar nga atdheu drejt Italisë. Në 1991 familja ishte vendosur në Peruxhia. Por prindërit vendosin të kthehen në Shqipëri. Në 1995 një tjetër largim nga Vlora, dhe familja vendoset në Parma.
Përveç pasionit për shkencën, ajo ka kultivuar dhe atë për muzikën. 25 vjecarja është është diplomuar edhe në Konservatorin e Rexhios për organo dhe piano. Ajo pranon me keqeardhje se nuk i ka kushtuar kohen e duhur ketij pasioni. "Doja shume te behesha nje pianiste, por nuk eshte nje realitet aq i thjeshte"- tregon vajza.