Së shpejti pritet edhe një risi nga Valtoni, pasi këngëtari ka realizuar edhe një këngë të re në gjuhën angleze e cila pritet që së shpejti të hidhet në transmetim nëpër televizionet gjermane.
Këngëtari Valton Krasniqi sapo ka lançuar albumin e ri të titulluar Krejt OK dhe gjendet në shitje nga produksionet Vizioni dhe Superstar. Krejt OK është edhe kënga që i paraprin albumit ndërsa është realizuar në duet me Chipsy.
Edhe pse tashmë është bërë hit kjo këngë, së shpejti pritet edhe realizimi i klipit. Albumi përmban gjithsej 14 këngë, ndërsa të gjitha janë punuar në studion e tij Orient Production, ndërsa si bashkëpunëtorë ka pasur Ilir Tolaj, Enis Preshevën dhe Rozana Radin.
Së shpejti pritet edhe një risi nga Valtoni, pasi këngëtari ka realizuar edhe një këngë të re në gjuhën angleze e cila pritet që së shpejti të hidhet në transmetim nëpër televizionet gjermane.