E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Konsum më të lartë gjatë verës kemi patur në 16 korrik kur në temperaturë prej 36 gradë celsius janë tërhequr rreth 14 milion e 600 mijë kilovat orë energji elektrike. Këtë vit me 24 janar në temperature prej -10 gradë celsius, qytetarët kanë shpenzuar më tepër energji, sepse shpenzimi në atë ditë ka qenë 25 milion e 800 mijë kilovat orë”, deklaroi Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së.
EVN dhe MEPSO, analizojnė konsumin e energjisė elektrike









Duke u bazuar në konsumin e energjisë elektrike, dita më e nxehtë e këtij viti ka qenë 16 korriku, ndërsa dita me e ftoftë 24 janari. Kështu tregojnë analizat e dy kompanive energjetike EVN dhe MEPSO, kur edhe kanë regjistruar konsum më të lartë të energjisë elektrike. Shfrytëzimi i kondicionerëve dhe aparateve për ngrohje kanë ndikuar që shpenzimi i energjisë elektrike të jetë shumë i lartë nw këto dy data.

“Konsum më të lartë gjatë verës kemi patur në 16 korrik kur në temperaturë prej 36 gradë celsius janë tërhequr rreth 14 milion e 600 mijë kilovat orë energji elektrike. Këtë vit me 24 janar në temperature prej -10 gradë celsius, qytetarët kanë shpenzuar më tepër energji, sepse shpenzimi në atë ditë ka qenë 25 milion e 800 mijë kilovat orë”, deklaroi Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së.

Sipas diagramit për matjen e shfrytëzimit të energjisë të MEPSO-s, kompania energjetike EVN-Maqedoni në bazë ditore shpenzon rreth 14.000 megavat energji elektrike, kryesisht pas dite dhe orët e mbrëmjes.

“Shfrytëzimi më i lartë i energjisë elektrike është në mesditë rreth orës 12, ndërsa vala e dytë e konsumit më të lartë të energjisë vjen prej orës 16 deri në orën 18, konsum më të ulët kemi në orët e natës. Ndërsa me përdorimin e gjithnjë e më tepër të kondicionerëve, mund të themi se konsumet e energjisë gjatë verës dhe dimrit janë të njwjta“, theksoi Nikolla Stojanov, zëdhënës i MEPSO-s.

Në bazë të diagramit të kompanisë shtetërore për shpërndarjen e energjisë në Maqedoni, në bazë ditore prodhohen mesatarisht 3500 megavat nga hidrocentralet dhe 11.000 megavat nga termocentralet e vendit.

Nevzat Mamuti

Publikuar: 09.08.2010 | 14:37
Lexuar: 593 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime