"Heroina është gjetur në një automobil "mercedes" me targa të regjistrimit holandez, të cilin e kanë drejtuar dy shtetas holandez me prejardhje turke, të dy në moshën 27-vjeçare", theksoi Daçiq.
Doganierët serbë mbrëmë konfiskuan 20 kilogram heroinë në kalimin kufitar Gradina në kufirin me Bullgarinë, që është droga më e madhe e konfiskua në Serbi këtë vit, kurse vlera e tregut të zi të drogës është rreth gjysmë milion euro, deklaroi mbrëmë Ministri serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq.
"Heroina është gjetur në një automobil "mercedes" me targa të regjistrimit holandez, të cilin e kanë drejtuar dy shtetas holandez me prejardhje turke, të dy në moshën 27-vjeçare", theksoi Daçiq.
Ai shtoi se droga ka qenë e fshehur në bunker special ndërmjet sediljes së pasme dhe bagazhit të automobilit.
Ata kanë udhëtuar prej Turqisë në Hollandë, që është edhe një vërtetim i funksionimit të së ashtuquajturës "Ruta ballkanike" e heroinës e cila kalon nëpër rajon dhe nëpër rrugën e së cilës, sipas vlerësimeve të shlrbimeve amerikane të sigurimit distribuohet ilegalisht në vendet e Evropës Veriperëndimore madje 80 për qind nga sasia e përgjithshme e heroinës nga Afganistani dhe vendet e tjera të lindjes", shtoi Taçiq.
Heroina është konfiskuar në aksion të përbashkët të policisë kufitare dhe doganës.