Në kumtesën nga NQP-ja thuhet se gjatë bastisjes së shtëpive dhe automobilave të të dyshuarve janë gjetur 17 kilogramë heroinë dhe pajisje për sistemim dhe ripërpunim të heroinës, si dhe një pistoletë, pushkë automatike dhe municion, por edhe mjete në të holla në vlerë prej 95.500 euro dhe 32.000 kruna (1.280 euro).
Pjesëtarë të Qendrës kombëtare çeke për luftë kundër drogës (NCP) nga fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit në Pragë, kanë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas çek për shkak të dyshimit se janë marrë me prodhimin dhe shitjen e heroinës.
Në kumtesën nga NQP-ja thuhet se gjatë bastisjes së shtëpive dhe automobilave të të dyshuarve janë gjetur 17 kilogramë heroinë dhe pajisje për sistemim dhe ripërpunim të heroinës, si dhe një pistoletë, pushkë automatike dhe municion, por edhe mjete në të holla në vlerë prej 95.500 euro dhe 32.000 kruna (1.280 euro).
Nga sasia e heroinës së sekuestruar, sipas policisë mund të përpunoheshin 340.000 doza themelore çmimi i të cilave në tregun e zi është rreth të paktën 17 milionë kruna (680.000 euro).
Dy shtetasit e Maqedonisë, identiteti i të cilëve nuk kumtohet, janë të dyshuar për prodhim të palejuar dhe marrje me substanca droge dhe psikotropike dhe në qoft se dëshmohet faji i tyre ballafaqohen me dënim me burg prej 8 deri 12 vjet.
Të dyshuarit ndodhen në arrest, deri sa policia edhe mëtej e zhvillon hetimin për këtë rast.