Përveç asaj, të gjitha sendet dhe materialet që në jetën private do të prezantohen në shtëpi do të bëhet në gjuhë maqedonase, ndërsa sipas Protokollit që ka përgatitur Ministria e Kulturës, asnjë shqiptarë nuk do të marrë fjalimin e rastit. Ka reaguar Lëvizja Zgjohu dhe historianët shqiptarë
PËRUROHET SHTËPIA-PËRKUJTIMORE E NËNË TEREZËS
Driton Dikena
Shtëpia-përkujtimore kushtuar humanistes dhe nobelistes së madhe Nënë Tereza te premten (sot) zyrtarisht do të përurohet dhe shenjtërohet në Shkup. Qysh si ide, para më shumë se dy vitesh, ndërtimi i kësaj shtëpie ka sharë dy etnitë më të mëdha në Maqedoni, shqiptarët dhe maqedonasit.
Të parët mbrojnë përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës, ndërsa të dytën vazhdojnë avazin për të nëpërkëmbur identitetin shqiptarë të humanistes së madhe dhe për ta përvetësuar si të veten.
Në prag të përurimit, shoqëria civile shqiptare ka ngritur zërin edhe më shumë për të sensibilizuar politikën shqiptare se maqedonasit janë në zenitin e përvetësimit të humanistes shqiptare. Dhe nga politika asnjë fjalë. Për të mbrojtur kolltukun, shesin Gonxhen.
Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, ashtu si edhe e ka emrin zyrtar, do të promovohet të premten duke anashkaluar çdo gjë shqiptare.
Me një arkitekturë kryekëput maqedonase në 592 metër katrorët e shtëpisë, arkitekti Vangel Bozhinovski, është kujdesur që të shfaroset kryekëput stili shqiptarë e shtëpisë së Nënë Terezës që gjendej në lagjen katolike të Shkupit, 700 metra më në lindje, mu në kryeqendrën e Sheshit Maqedonia.
Përveç asaj, të gjitha sendet dhe materialet që në jetën private do të prezantohen në shtëpi do të bëhet në gjuhë maqedonase, ndërsa sipas Protokollit që ka përgatitur Ministria e Kulturës, asnjë shqiptarë nuk do të marrë fjalimin e rastit.
A është një rastësi e qëllimshme e vetë Ministrisë së Kulturës, nuk arritën ta kuptojmë. Zëdhënësja e këtij dikasteri, Anita Jovanovska, nuk deshi të komentojë pse në protokoll nuk është vendosur asnjë shqiptar dhe na adresoi që të thirret në protokoll. Udhëheqësja e protokollit kulturor Biljana Çillapkova, na adresoi prapë te zëdhënësja duke u sqaruar se Jovanoska është ajo që komunikon me publikun dhe se vetë ajo mund të na tregojë se kush do të marrë fjalim rasti me rastin e përurimit të humanistes shqiptare me përmasa ndërkombëtare.
Në promovim fjalim do të mbajë kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska -Milevska, ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku apostolik i Maqedonisë, monsinjor Kiro Stojanov, ndërsa para të pranishëmve do të flasë edhe babai shpirtëror i Nënë Terezës Leo Maasburg, i cili enkas për këtë ngjarje do të vijë nga Vjena e Austrisë si dhe Anxhelo Moseta, një përfaqësues nga Vatikani, theksoi Jovanovska.
Sipas saj, në ngjarjen solemne janë të ftuar një numër i madh të ftuarish, kori diplomatik, personalitete të larta të Kishës Katolike, nga Kisha Ortodokse, Vatikani dhe personalitete të lidhura me jetën dhe veprën e Nënë Terezës.
Por, asnjë nuk na jep prap përgjigje se së paku pse autobiografi personal i Nënë Terezës, Dom Lush Gjergji, i cili në çdo imtësi ka studijuar jetën dhe veprën e Nënë Terezës, nuk do të marrë fjalë rasti por edhe pse asnjë trashigmitarë direkt të cilat mund të numërohen disa vetëm ën Shkup.
Sipas zëdhënëses Jovanovska, MK-ja ka thirrë mysafirë nga shumë vende, ndërsa kanë paralajmëruar pjesëmarrjen nga Kosova, Bulgaria, Serbia, Mali i Zi, Turqia ndërsa në Shqipëri edhe përkundër asaj që kanë dërguar ftesë ende nuk kanë marrë një konfirmim se do të marrin pjesë ose jo.
Por ky anashkalim i shqiptarëve ka revoltuar edhe më shumë shqiptarët. Artan Grubi, lider i Lëvizjes Qytetare Zgjohu nga Shkupi thotë se përurimi i një ndërtesë të emëruar Shtëpia e Nënë Terezës, është vazhdimësi e tendencave të zhbërjes së elementit shqiptar nga Qendra e Shkupit dhe një përpjekje për ta zhvendosur shtëpinë e Nënë Terezës që ti lihet hapësirë ndërtimit të Kishës Ortodokse mu mbi themelet e shtëpisë së familjes bujare shqiptare Bojaxhiu.
Grubi shpreh kundërshti edhe për emërimin e shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës dhe ka kërkuar riemërimin e saj.
Ajo ndërtesë duhet të riemërohet si Qendër memoriali, Kishë, Muzej apo çfardo qoft por jo edhe Shtëpia e Nënë Terezës, theson Grubi i cili apelon deri tek të gjithë shqiptarët që ti bashkohet zërit të protestës ndaj padrejtësisë në adresë të shqiptarëve. Ai vazhdon se kjo strategji është skandaloze dhe po zgjat gati 3 vite, andej duhet ti kundërvihemi se përndryshe do të na gjykon historia.
Të njëjtat kundërshti i japin edhe nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë. Nënkryetari i kësaj shoqate , Skender Asani, kërkon po ashtu riemërimin e këtij objekti ndërsa jep tone kritike edhe për arkitekturën e përdorë në ndërtimin e shtëpisë.
Bie ndesh me arkitekturën autentike të objektit dhe përveç kësaj shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, nuk ndërtohet atje ku dikur ndodhej shtëpia e saj e lindjes në qendër të kryeqytetit, por e spostuar rreth 700 metra në perëndim, në një hapësirë para Shtëpisë së Ushtrisë, ku ndodhet dhe një kullë feudale në të cilën janë ekspozuar disa sende që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës. Ai është një vend krejt pa vlere dhe gjithçka behet me synime politike për të zhveshur përfundimisht sheshin e qytetit nga elementi shqiptar", thekson Asani.
Ndërtimi i Shtëpisë-përkujtimore është Projekt i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i realizuar nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ky aktivitet paraqet një pjesë të ngjarjeve për shënimin e jubileut të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Ajo me përkushtimin e saj t'i ndihmojë njerëzve pa dallim të kombit apo përkatësisë së tyre fetare, la gjurmë të përjetshme në historinë e njerëzimit si simbol i bamirësisë dhe humanizmit, thuhet në njoftimi e Ministrisë së Kulturës.