E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2004 disa studiues të tjerë zbuluan se prodhimi i orizit në Filipine po binte me 10 për qind për cdo gradë celsius që rritej temperatura.
Prodhimi i orizit ulet nga ngrohja globale









Ngrohja globale po shkurton prodhimin e orizit në shumë vende të Azisë, bëjnë të ditur disa studiues, sipas të cilëve prodhimi do të bjerë edhe më tej.

Prodhimi ka rënë me 10-20 për qind në 25 vitet e fundit në disa lokalitete. Grupi i studiuesve shqyrtoi të korrurat nga 227 ferma në 6 vendet më të rëndësishme për prodhimin e orizit, si Tajlanda, Vietnami, India dhe Kina.

Ky është studimi më i fundit që sugjeron se ndryshimet e klimës do të vështirësojnë ushqimin e popullsisë së botës që vjen gjithmonë në rritje.

Në vitin 2004 disa studiues të tjerë zbuluan se prodhimi i orizit në Filipine po binte me 10 për qind për cdo gradë celsius që rritej temperatura.

Të dhënat e fundit vijnë nga një punë e kryer në fermat më të mëdha të ujitjes që kanë parë zhvillimin e “revolucionit jeshil” dhe kanë përhapur kultivimin e orizit në Azi nga shteti indian Tamil Nadu deri në rrethinat e Shangait.

Publikuar: 10.08.2010 | 17:26
Lexuar: 696 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime