Mbi bazë të kontakteve që i kishte periudhën e kaluar me përfaqësues nga ministritë evropiane të punëve të jashtme, në Komisionin Evropian në Bruksel, por edhe në Greqi, Knaus porositi të bëhen përpjekje të arrihet zgjidhje optimale dhe se BE-ja, potencon, nuk mundet të presë Maqedonia të bëjë lëshim të parevokueshëm vetëm për shkak të premtimit se do të fillojnë negociatat për anëtarësim.
Komisioni Evropian tashmë tregoi se Maqedonia i plotëson kushtet që të fillojë me negociatat për anëtarësim të plotë. Por, do të ishte joreale të pritet që Bashkimi Evropian do të bëjë presion mbi Greqinë. Ata nuk bënë presion ndaj Greqisë në 20 vitet e fundit dhe druaj se pa zgjidhje, nuk do të ketë presion ndaj Greqisë edhe në 20 vitet e fundit.
Këtë e deklaroi Greald Knaus, kryetar i Asociacionit Evropian për stabilizim.
Mbi bazë të kontakteve që i kishte periudhën e kaluar me përfaqësues nga ministritë evropiane të punëve të jashtme, në Komisionin Evropian në Bruksel, por edhe në Greqi, Knaus porositi të bëhen përpjekje të arrihet zgjidhje optimale dhe se BE-ja, potencon, nuk mundet të presë Maqedonia të bëjë lëshim të parevokueshëm vetëm për shkak të premtimit se do të fillojnë negociatat për anëtarësim.
"Sfida e vërtetë për politikanët e Maqedonisë tash është si të fitohen më së shumti volitshmëri për shtetin tuaj pa u bërë lëshime të mëdha të cilat nuk kanë mundësi të pranohen në rrugën e referendumit. Duhet të ketë kompromis me Greqinë që të inkuadrohet drejt BE-së, por njëkohësisht kompromisi me Greqinë të jetë mjaftueshëm tërheqës për opinionin në Maqedoni që shumica ta pranojë", sqaroi ai.
Katër prioritetet e Maqedonisë në këtë periudhë, sipas tij, me marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, këtë vit të fillojnë negociatat për aderim drejt BE-së pa u bërë lëshime të mëdha në raport me emrin, të sigurohet garancion se vendi nuk do të shfrytëzohet në fazën e mëvonshme nga negociatat dhe të gjenden aleatë të cilët do të ndihmojnë që më shpejtë të inkuadrohet drejt BE-së.
Asociacioni evropian për stabilizim propozon ndryshimin e emrit kushtetues tash, ndërsa ndryshimi i njëjtë të mos hyjë në fuqi menjëherë.
"Do ta ruanin të drejtën e vetos të mos e implementoni ndryshimin. Kjo do të thotë se do të hyhej në NATO, do të dakordohej me Greqinë për emrin dhe do ta ndryshohej emrin IJRM, por vetëm emrin IJRM. Emri i ndryshuar Republika e Maqedonisë - Vardar ose çfarë që të dakordohet, nuk do të hyjë në fuqi përderisa votuesit në Maqedoni nuk janë të sigurtë se ata kanë ardhmëri në BE dhe atëherë do të vendosin për ndryshimet kushtetuese, propozon Knaus, duke shtuar se vendimi i tillë nuk duhet të merret tash.
Ai thekson se vendimi i tillë gjatë krizës ekonomike globale dhe skepticizmit në raport me zgjerimin e BE-së, do të thotë se Maqedonia do të jetë shteti i parë pas Kroacisë i cili do të fillojë me negociata, e kjo është në propozim edhe të përmirësimit të ekonomisë dhe të fitimit të investimeve të huaja.
Sipas Knausit, BE-ja nuk dëshiron t'i mbyllë dyert për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, por konsideron se do të ishte mirë të ketë anulim.
"Problemi është se BE-ja është e ndarë sipas disa bazave edhe atë në raport të Maqedonisë, për çështjen nëse duhet të bëhet Serbia kandidate ose jo, në raport me Kosovën dhe Bosnjën. Rezultati nga këto ndarje është se procesi për inkuadrimin drejt BE-së është ngatërruar. Prapaskena për tërë këtë është që disa shtete evropiane, posaçërisht Gjermania dhe Holanda janë bërë skeptike për zgjerimin e sërishëm në të ardhmen e afërt të BE-së dhe fitimit", prononcon ai.
Knaus informon se ditëve të ardhshme do të publikohet raporti i Asociacionit Evropian për stabilizim në të cilin mes tjerash propozohet, siç nënvizon, Maqedonia në NATO menjëherë, fillimi i negociatave për inkuadrimin menjëherë, ndërsa BE-ja të kuptojë se referendumi do të ishte në fund.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a do t'i plotësojë këtë herë Evropa padrejtësitë drejt Maqedonisë që i bëri prej vitit 1913 deri sot, kryetari i ESI-së, Knaus theksoi se askush në Evropë nuk pajtohet me politikën e Greqisë.
"Kufijtë të cilët ishin theksuar në Ballkan në shekullin 20 - ishin problem. Shpresoj se kur këto kufij do të fshihen maqedonasit nuk do të kenë problem t'i vizitojnë shtëpitë e prindërve të tyre në Greqi. E di se maqedonasit kishin probleme të mëdha në të kaluarën, por qëllimi është që këto të tejkalohen", thotë Greald Knaus, kryetar i Asociacionit Evropian për stabilizim.