E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Koncerti i titulluar "Letra të kryqëzuara për katër baladat e Shopenit" do ta mbajnë Zherom Granzhon, Izabel Tuton dhe Frederk Sunak. Ato në kishën Shën Sofija do t'i performojnë baladë në formë të teatrit muzikor.
Mbrėmje franceze kushtuar Shopenit







Tre artistë francez sonte në "Verën e Ohrit" do të performojnë koncert dhe recital të inspiruar nga krijimtaria e pianistit dhe kompozitorit të njohur Frederik Shopen, me rastin e 200 vjetorit nga lindja e tij (1810-1849).

Koncerti i titulluar "Letra të kryqëzuara për katër baladat e Shopenit" do ta mbajnë Zherom Granzhon, Izabel Tuton dhe Frederk Sunak. Ato në kishën Shën Sofija do t'i performojnë baladë në formë të teatrit muzikor.

Performanca e tyre në "Verën e Ohrit" është organizuar në bashkëpunim me "Bankën e Ohrit" dhe Qendrën franceze për bashkëpunim "Zhan Mone".

"Katër baladat e Shopenit, vepra të fuqishme dhe poetike, e pasuruan repertuarin e pianos. Shpirti i tyre epik thërret në një inspirim të melodisë së butë, në harmoni më suptile. Kështu, këto vepra konsiderohen si një ndër veprat më ambicioze të kompozitorit. Bëhet fjalë për ndërrime fiktive të dy letrave, por me autinitet të madh, për shkrim bashkëkohor në mesin e shekullit 19, temat e së cilës janë muzika dhe rrethanat momentale, në formë të shkresave precize dhe të ndjeshme", kumtuan organizatorët.

Publikuar: 10.08.2010 | 18:02
Lexuar: 583 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime